Përfundon ëndrra Shkupit për Champions Legue/ Eleminohen nga D.Zagreb në turin e dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ëndrra e quajtur Champions League për skuadrën shqiptare të Shkupit është ndërprerë në turin e dytë kualifikues, në ndeshjen e kthimit kundër gjigandëve kroat të Dinamo Zagreb. Një javë më parë në Kroaci sfida ishte mbyllur me rezultatin 2-2 dhe të martën në stadiumin kombëtar të Shkupit pati shpresa dhe entuziazëm të madh.

Jo më kot pati një numër shumë të lartë tifozësh, por për ironi të fatit ëndrrën do iu ndërpriste një shqiptar, i quajtur Arijan Ademi, i cili luan për Dinamo Zagreb dhe është kapiten i këtij ekipi. 31-vjeçari nga Maqedonia e Veriut realizoi në minutën e 47 golin e vetëm të fitores 0-1 dhe për rrjedhojë Dinamo Zagreb u kualifikua në turin e tretë të Champions League me rezultatin e përgjithshëm 2-3.

Gjithsesi skuadra shqiptare e Shkupit nuk do ta mbyllë këtu aventurën në Europë, pasi tani është zhvendosur në turin e tretë të Europa League, atje ku do përballet me skuadrën Irlandeze të Shamrock Rovers. Në sezoni që lam pas Shkupi u shpall kampione e Maqedonisë së Veriut me një diferencë prej 12 pikësh ndaj ekipit të Akademija Pandev.

Të fundit

Tom Doshi debitor, nuk paguan faturat e ujit, UKT ultimatum

Ndërmarrja e UKT i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve, në të cilën e bën me...

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, dëme në bujqësi dhe dhjetëra fshatra pa energji

Stuhia e fuqishme që goditi Greqinë perëndimore la pas shkatërrime të mëdha në disa qytete, me dëmet më të rënda të regjistruara në Korfuz,...

KQZ drejt vakancave, Kuvendi zgjedh anëtarët e rinj deri më 5 tetor

Kuvendi i ri, që pritet të konstituohet brenda 2 javësh, mes të tjerash duhet ta nisë punën me zgjedhjen e 5 anëtarëve të rinj...

Mbi 600 viktima nga tërmeti në Afganistan, dhjetëra shtëpi nën rrënoja

Më shumë se 600 persona dyshohet se kanë vdekur dhe mbi 1,300 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm...

Rama ndan pamje nga bukuritë e Lëpushës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka nisur muajin shtator me një mesazh reflektues dhe frymëzues për qytetarët, të shoqëruar me pamje piktoreske nga fshati malor i...

Lajme të tjera

Web TV