Shkatërrohet banda e mashtruesve tajlandezë, një prej tyre i arrestuar në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person i konsideruar mjaft i rrezikshëm nga autoritete tajlandeze është ekstraduar sëfundmi nga Shqipëria, pasi ishte arrestuar në shtator të vitit të shkuar në Tiranë.

Sipas autoriteteve tajlandeze, bandë mashtruesish të cilët operonin nga vende të ndryshme, duke nisur nga Tirana e deri në Dubai, në call-centera, telefononin qytetarët e tyre dhe nën shantazhin se paratë e tyre rezultonin se përdoreshin për trafik droge, ju kanë marrë disa pasuri.

Zëdhënësi i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tajlandë, Prayuth Phetkhun, theksoi se ditën e mërkurë është ekstraduar nga Shqipëria shtetasi tajlandez Tzu Yuan Kuo, i cili ishte arrestuar në 27 shtator të vitit të kaluar në Tiranë.

Tzu Yuan Kuo, akuzohet se me disa persona të tjerë përmes rrjetit VOPIP, mashtronin me anë të telefonatave qytetarët nga Tajlanda, Malajzia dhe Japonia.

Disa tajlandezë kanë rënë viktima të anëtarëve të bandës, të cilët u maskuan si zyrtarë gjykate, zyrtarë poste, oficerë policie, zyrtarë të Departamentit të Hetimit Special, zyrtarë kundër pastrimit të parave, oficerë të antidrogës dhe zyrtarë të bankës qendrore.

Prayut tha se banda kryesisht i mashtronte viktimat e tyre duke thënë se llogaritë e tyre bankare ishin të përfshira me paratë e drogës. ‘Gangsterët’ më pas kërkonin të dhëna personale nga viktimat, si emrat, numrat e kartave të identitetit, numrat e kartave të kreditit, numrat e llogarisë bankare dhe numrin në anën e pasme të kartave të tyre të kreditit.

Gangsterët gjithashtu do të mashtronin viktimat e tyre për t’i detyruar ata të transferojnë para.

Prayuth tha se OAG kishte ngritur një padi penale kundër Kuo dhe bashkëpunëtorëve të dyshuar në mungesë në vitin 2018 përpara se të lëshoheshin urdhërarrest kundër tyre nga Gjykata Phra Khanong dhe Interpoli.

Të fundit

Varroset sot polici që u vra nga grupet e armatosura serbe në veri të Kosovës

Afrim Boshnjaku, polici i Kosovës që ra dje në krye të detyrës gjatë një përleshje me armë zjarri me...

Vrasja e policit në veri, Kosova sot në ditë zie për nder të Afrim Bunjaku!

Kosova sot është në ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku i cili u vra të dielën e 24 shtatorit gjatë  përleshjeve me...

Vdes bosi i mafias italiane Matteo Messina Denaro, vuante prej kohësh nga kanceri

Matteo Messina Denaro ka vdekur në moshën 61 vjeçare. Bosi i ‘Cosa Nostra’ , i arrestuar më 16 janar pas 30 vitesh në arrati,...

Emrat që po cilësohen si ‘jashtë mode’

Emrat sa vijnë dhe dalin nga moda. Olive, që dikur shihej si emër i vjetër në Britani, tani është sërish në trend. Sophie Kihm, eksperte...

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për sot

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të...

Lajme të tjera

Web TV