Berisha në Mirditë për 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA: Mirënjohës vendit të lirisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur në Mirditë për takimin e radhës, ku tha se do të festonte 100-vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Berisha tha se PD u qëndroi vlerave që e bënë Shqipërinë të respektuar në SHBA dhe në botë, ndërsa shtoi se nuk ndjeu keqardhje që nuk ishte në eventin e organizuar në Tiranë me rastin e këtij 100-vjetori.

“Një orë e gjysmë më parë isha para gazetarëve dhe u thashë se po shkoj në Mirditë për të festuar 100 vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane me njerëz të mençur, me njerëz me ideale të pastra. Kam kënaqësi që ne së bashku nderojmë këtë 100 vjetor.

SHBA kontribuan në ndërtimin e shtetit shqiptar, veçanërisht me shkollat e shkëlqyera që ngritën me misionarët e tyre për të çuar para kauzën e arsimit në Shqipëri.

Vizita e Bush ishte ngjarja më kulmore. Mesazhet historike për pavarësinë e Kosovës dhe Shqipërinë në NATO. Vizita të tjera do bëheshin nga pala shqiptare dhe u pritën nga autoritetet më të larta.

PD u qëndroi vlerave dhe bëri që Shqipëria të jetë një vend i respektuar në SHBA dhe kudo në botë. Ne zotohemi që siç punuam, siç shënuam kulmet në këtë 100 vjetor, kulme të tjera do shënojmë në 100-vjetorin që vjen.

Si mund të ndieja keqardhje që nuk isha në kremtimin e 100 vjetorit sot? Të shkoja në kremtim ishte njëlloj sit ë çosh Saimir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë.

Fatkeqësia e Shqipërisë është se sot ka një qeveri e cila nuk meriton asnjë ditë të qëndrojë aty ku është. Rekordet negative që ka shënuar ja nxijnë faqen këtij vendi dhe këtij kombi, pas Enver Hoxhës më shumë se kushdo tjetër.

Lexo edhe :  Berisha ankohet tek DASH dhe BE: Më vodhën!

Para një muaj erdhi këtu ish zv-presidenti i SHBA. Nuk takoi asnjë zyrtar. U takua me muxhahedinët iranianë dhe jashtë protokolleve u kthye direkt në vendin e tij”, tha Berisha.

Të fundit

Cilat janë dy shtetet që po na sjellin më shumë vizitorë në Shqipëri

Shqipëria ka pritur më shumë vizitorë në marsin e këtij viti me një rritje prej 21.9% krahasuar me të...

Microsoft bllokon emailet që përmbajnë fjalët “Palestinë” ose “Gaza”

Microsoft ka zbatuar në heshtje një politikë që bllokon emailet e punonjësve që përmbajnë fjalët “Palestinë”, “Gaza” ose “gjenocid” në serverët e saj të...

Operacion kundër terrorizmit në Fushë Kosovë dhe Malishevë, në pranga dy persona

Dy persona të dyshuar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, dhe për shpërndarje të ideologjisë për organizata terroriste përmes rrjeteve sociale, janë arrestuar të...

Të shtëna me armë pranë selisë së CIA-s

Një incident u regjistrua këtë të enjte jashtë selisë qendrore të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Langley, ku rojet e sigurisë hapën zjarr, duke...

Shakira rrëzohet në skenë (Video)

Superylli kolumbian Shakira vijon me turneun e saj të shumëpritur botëror Las Mujeres Ya No Lloran, i cili filloi në shkurt të këtij viti....

Lajme të tjera

Web TV