Shefja e INUV Sarandë Romina Pulaj sëmuret në burg, gjykata refuzon ta lirojë nga qelia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Gjykata e Sarandës, ka refuzuar të lirojë nga qelia Romina Pulaj, ish-drejtoreshën e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të bashkisë së këtij qyteti.
Pulaj akuzohet për “Shpërdorim detyre”, pasi lejoi ndërtimin e një pallati 7 katësh në qytetin e Sarandës.

Dy ditë më parë, ajo ju drejtua gjykatës së Sarandës me argumentin se kërkonte zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “Arrest shtëpie”. Kjo kërkesë u bazua, duke ju referuar gjëndjes jo të mirë shëndetësore.
Romina Pulaj, u arrestua më 22 shkurtit 2022.

Ish-kryeinspektorja në bashkinë Sarandë, pak ditë pas arrestimit nga prokuroria e qytetit, u shtrua në spitalin e Burgut në Tiranë, për shkak të problemeve të befasishme me shëndetin, të cilat filluan menjëherë pasi gjykata Sarandë, urdhëroi mbylljen e saj në burg.
Duke shfrytëzuar dhe situatën shëndetësore, Pulaj kërkoi nga gjykata e Apelit Gjirokastër, një masë më të butë, me qëllimin lirimin nga burgu. Por në fakt gjykata e Gjirokastrës refuzoi të pranojë kërkesën e saj.

Operacioni për arrestimin e zyrtares së Partisë Socialiste që shërben pranë INUV-it Sarandë, është kryer nga komisariati i Policisë dhe prokuroria e qytetit, e cila kishte lëshuar një mandat arresti për Romina Pulaj dhe biznesmenit, Pando Papuçi.
Ndërsa biznesmeni Pando Papuçi, është larguar duke ju fshehur policisë dhe ende deri tani nuk është arrestuar nga policia.

Në kërkim për situatën e ndërtimit të një pallatit në Sarandë është dhe inspektori i INUV Sarandë, Martin Arapi dhe Nertion Jano, të cilët ende nuk janë arrestuar nga policia e këtij qyteti, megjithëse ndaj tyre ka një masë sigurimi “arrest në burg”.

Të fundit

Thashethemet “ndezin” rrjetin, Angelina Jolie dhe Johnny Depp në një romancë të fshehtë ?

Prej kohësh qarkullojnë thashetheme për një lidhje të mundshme dashurie midis Johnny Depp dhe Angelina Jolie.  Ata u takuan...

Bota nuk mund të rrijë duarkryq ndërsa Gaza po përballet me urinë masive

Nga José Andrés Katërdhjetë vjet më parë, ndërgjegjja e botës u trondit thellësisht nga imazhet e fëmijëve të dobësuar dhe foshnjave të uritura që vdisnin...

Yamal, Leo Messi i ri?/ Pep Guardiola: Është si të krahasosh një piktor me Van Gogh-un

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, dha një intervistë të gjatë për GQ Hype, në të cilën foli edhe për Lamine Yamal, një nga fenomenet e ardhshme të futbollit,...

Policia identifikon 2 autorët e dyshuar të zjarrvënies në Konispol dhe Dukat

Policia e Vlorës ka identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar të dy rasteve të zjarrvënies, në Konispol dhe Dukat. Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë,...

Hetimet mbyllen zyrtarisht/ Fatime Kryemadhi paraqitet në ambjentet e SPAK

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar fazën hetimore dhe dosja tashmë është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Lajme të tjera

Web TV