Tifozët turk thirrën emrin e Putin, reagon UEFA, pritet dënimi i Fenerbahces

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tifozët thirrën emrin e Putinit, UEFA vjen me një reagim të shpejtë, pritet dënimi i Fenerbahces

UEFA ka reaguar në lidhje me thirrjet e tifozëve të Fenerbahces në ndeshjen e djeshme ndaj Dinamo Kievit.

Tifozët turq kanë kënduar emrin e Vladimir Putinit pas golit të Dinamo Kievit, gjest i cili është racist dhe i papranueshëm në futboll, duke marrë parasysh luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

UEFA ka njoftuar se ka nisur një hetim kundër Fenerbahces në lidhje me thirrjet e Vladimir Putin.

Ja njoftimi i UEFA-s:

“Në përputhje me nenin 31(4) të Rregullores Disiplinor të UEFA-s, një Inspektor i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të kryejë një hetim disiplinor në lidhje me sjelljen e pahijshme të tifozëve të Fenerbahçes gjatë raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2022/23, ndeshjes së dytë ndërmjet Fenerbahçe SK dhe FC Dynamo Kyiv e luajtur më 27 korrik 2022 në Stamboll, Turqi. Informacioni për këtë çështje do të vihet në dispozicion në kohën e duhur”.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV