Serbia është përfshirë nga reshje të dendura shiu gjatë ditës së sotme duke shkaktuar edhe përmbytje në mjaft qytete të vendit. Reshjet filluan gjatë mesditës në pjesë të ndryshme, përfshi edhe Beogradin duke përmbytur rrugë dhe lagje të tëra duke shkaktuar dhe një trafik të rënduar në disa akse kryesore.
Reshjet e dendura të shiut u shoqëruan edhe me breshër, i cili shkaktoi dëmtime të mëdha në të mbjella por dhe në xhamat e automjeteve në disa raste.