Arrestimi i Micit/ Qeni çoi policinë në gjurmët e tij, ai fshihej 250 metra larg shtëpisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulohen detaje të reja pas arrestimit të Ramis Micit, i cili masakroi me thikë bashkëjetuesen në Elbasan një ditë më parë.

Pas krimit, Mici u arratis dhe policia ka mundur ta arrestojë ditën e sotme.

Ai u gjet i fshehur poshtë përroit të Zaranikës. Prej më shumë se 24 orësh ai kishte qëndruar i fshehur poshtë urës.

Mësohet se policia ka arritur ta gjejë autorin pas kërkimeve intensive të policisë me qen. Qeni i ka çuar në afërsi të vendndodhjes së tij, pranë Doganës së Elbasanit aty ku kalon shtrati i përroit të Zaranikës. Vendi ku u arrestua Mici është rreth 250 metra larg nga shtëpia ku ka bërë vrasjen.

37-vjeçarja Jetlira Elezi kishte 6 vite që bashkëjetonte me Micin në një shtëpi që e kishin marrë me qira në lagjen “Skënderbej.”

Ajo ishte nga qyteti i Belshit, dhe kryesisht të dy ishin pa punë të qëndrueshme.

Jetlira Elezi ishte e divorcuar dhe kishte një vajzë edhe autori është i divorcuar dhe ka dy fëmijë.

Abc mësoi se 6 ditë para krimit makabër, Elezi kishte kërkuar urdhër mbrojtje. Burime zyrtare nga prokuroria e Elbasanit i thanë ABC se pesë ditë më parë ata ishin shoqëruar në ambientet e policisë Elbasan, ku ajo kishte denoncuar dhunën e bashkëjetuesit.

Ishte pronari i banesës ai që e gjeti Jetlirën të mbuluar nga gjaku ditën e djeshme.

“Doli ai nga dera, e kishte përplas derën. Kur e pashë ajo kishte rënë përmbys, gjak dynjaja. Kjo ka ndodh nga ora 12.50”, tha ai për mediet.

Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se ka qenë xhelozia.

Të fundit

Lutfi Dervishi: Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt....

PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Lista...

“Rusia ka bërë lëshime drejt një zgjidhjeje me Ukrainën”

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” drejt një zgjidhjeje të negociuar në luftën e saj me Ukrainën...

Zjarr pranë godinës së Bashkisë Elbasan

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një godinë të amortizuar pranë Bashkisë së Elbasanit, duke shkaktuar panik tek banorët dhe tregtarët e zonës. Ngjarja ka...

Spiropali: Shqipëria qëndron krah Ukrainës, mbështesim sanksionet ndaj Rusisë

Ukraina feston 34-vjetorin e Pavarësisë ditën e sotme, ndërsa në kuadër të kësaj ditë në Tiranë është zhvilluar një aktivitet. E pranishme në këtë...

Lajme të tjera

Web TV