Nga J Balvin te ‘Babastars’! Ja emrat e zgjedhur nga Dua Lipa për ‘Sunny Hill’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm pak ditë na ndajnë nga festivali “Sunny Hill” që do të mbahet në Prishtinë në Parkun e Gërmisë. Nga data 4 deri më 7 gusht do të performojnë artistë shqiptarë dhe të tjerë me famë botërore, mes tyre edhe vetë Dua Lipa. Emrat më të njohur që do të ndezin atmosferën në Prishtinë janë yjet J Balvin, Diplo, Skepta, AJ Tracey, Burak Yeter, Mahmood, Dj Regard.

Ndërsa festivali duket se do të bashkojë edhe Babastars pasi do të jenë të pranishëm Ghetto Geasy, Onat, Cozman dhe Ledri Vula. Ata kanë qenë një ndër grupet më të dashura të publikut por mosmarrëveshjet bënë që secili të vijojë karrierën solo. Mbetet për tu parë nëse do lënë hatërmbetjet për të sjellë hitet e tyre në festival.
Artistë të tjerë që do të performojnë përgjatë 4 ditëve janë: Kamal, Romeo Blanco, Emir Taha, Ylli Limani, Dhurata Dora, Lumi B, Rron, Labi, Jimpong, Semi, Kreshnique, Erno, Lluni, Lyrical Son, Mc Kresha, Adrian, Nush, Vertigeux, Sahati, Galoski, Dj Flow, Eros dhe Art Lokaj, Lafazani, Lekë, Sytë, Booki, Azet, Zuna, Zwada, Yon Idy, Dj Banz, Edon, Liburn, Dj First, Fatizzle, Sancet, Caboo dhe Art Haliti.

Mesa duket, Dua Lipa është kujdesur që të sjellë emra të njohur të muzikës botërore në Kosovë. Mbetet për tu parë nëse do të jenë të njëjtët artistë që do të performojnë në festivalin që mbahet më 26,27 dhe 28 gusht në Tiranë apo do të ndryshojë listën.

Të fundit

Real Madrid apo Bayern, ku do të shkojë Wirtz? Gjermani flet për Sports Illustrated

Florian Wirtz nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për të ardhmen, edhe pse mediat gjermane e quajnë të...

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Alternativat që mund të pasojnë Françeskun

Ndërsa sot vijon dita e dytë e konklavës, ka disa kandidatë që janë pretendentë për të pasuar Papa Françeskun. Kardinali afrikan Robert Sarah hyri në...

Mënyra se si e ruani emrin e partnerit në telefonin tuaj tregon shumë për marrëdhënien

Ironike apo jo: mënyra se si e ruani emrin e partnerit në telefonin tuaj mund të zbulojë shumë për mënyrën se si e përjetoni...

PSG apo Inter, cila e fiton Champions League? Superkompjuteri bën parashikimin

Paris Saint-Germain është favoriti për të fituar Champions League, sipas sajtit të specializuar të statistikave, Opta. Pas një paraqitjeje spektakolare në gjysmëfinale kundër Arsenalit, ekipi...

Babai mbante ‘të burgosura’ vajzat në shtëpi dhe abuzonte seksualisht

Një 68-vjeçar nga Brazili ua kishte kthyer jetën fëmijëve të tij në një makth. Babai akuzohet se i ka mbajtur robër dy vajzat e tij,...

Lajme të tjera

Web TV