Është nënshkruar ditën e sotme marrëveshja mes Shqipërisë dhe Spanjës për krijimin e një grupi të përbashkët hetimi në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar duke përdorur instrumentet e inteligjencës policore dhe hetimit që të dy vendet vlerësojnë të përshtatshme.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe homologu i tij spanjoll nënshkruan marrëveshjen në praninë e kryeministrave Edi Rama dhe Pedro Sanchez.
“Marrëveshje dypalëshe për krijimin e një grupi të përbashkët hetimi në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar duke përdorur instrumentet e inteligjencës policore dhe hetimit që të dy vendet vlerësojnë të përshtatshme”, shkruan Rama në një postim në Facebook.