Plani “All-in”/ Laporta po provon gjithçka për të ringritur Barcelonën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Strategjia verore e Joan Laporta e ka bërë Barcelonën të tërheq vëmendje në merkaton e transferimeve dhe jo vetëm në Spanjë, por në të gjithë europën janë duke e parë këtë situatë me befasi.

Ata kanë rrëmbyer lojtarin më të mirë nga Bayern Munich, kanë marrë Jules Kounde, një nga xhevahiret e tregut gjithashtu morën Raphinhan i cili kishte shumë kërkues. Me nënshkrimin e Kounde, Laporta ka thyer rekordin e tij. Asnjëherë më parë ai nuk ka investuar kaq shumë para në nënshkrime në të njëjtin sezon.

Deri tani janë 143 milionë euro dhe nuk dëshiron të ndalet me kaq. Mesazhi nga klubi është se ka ende disa operacione për t’u mbyllur: një mbrojtës i djathtë dhe një mbrojtës i majtë.

Nëse secila prej këtyre lëvizjeve kryhet, Laporta do të barazonte dy dritaret e tij më të ngarkuara me shtatë nënshkrime. Ishin në sezonin 2004/05, kur ai kreu revolucionin që tani po përpiqet të përsërisë, në të cilin klubi pothuajse lëvizi më shumë në dimër sesa në verë.

Kjo është për sa i përket numrit të shtesave. Nëse flasim për shpenzime, duket e vështirë për klubin t’i afrohet rekordit të vendosur në atë kohë nga Josep Maria Bartomeu.

Mbetet të shihet se cila është fatura përfundimtare këtë verë për katalanasit, por ata nuk do të arrijnë 300 milionë eurot e 2019/2020 apo 380 milionë eurot e 2017/18. Do të shohim se si do të dalë e gjithë kjo dhe çfarë pasojash do të ketë për klubin në planin afatmesëm.

Për momentin, gjëja më urgjente është që të mund të regjistrohen lojtarët. Ka ende shumë punë për të bërë që Barcelona ta bëjë një merkato të suksesshme.

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 24 qershor 2025

Depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të...

Farefis

Nga Edison Ypi Një dhëndërr nga të farefisit ka në pronësi një hotel me tre kate në dalje të qytetit. Me anë të disa dallavereve...

“Lufta mbaroi!”, Donald Trump njofton marrëveshjen e fundit Iran-Izrael

Donald Trump ka njoftuar arritjen e marrëveshjes së paqes mes Iranit dhe Izraelit. Postimi i plotë URIME TË GJITHËVE! Është rënë dakord plotësisht midis Izraelit dhe...

Ushtria e Napoleonit kalon lumin Neman, nis pushtimin katastrofik të Rusisë

24 qershor 1812 Më 24 qershor 1812, Napoleoni Bonaparte, Perandori i Francës, kaloi me rreth 600,000 trupa lumin Neman në kufirin perëndimor të Perandorisë Ruse,...

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

Dashi Do jeni me te hapur se kurrë gjate kësaj dite dhe do provoni eksperienca te reja me atë qe keni ne krah. Do jeni...

Lajme të tjera

Web TV