Reagon ministrja Xhaçka/ “Partnerët të flasin njëzëri kundër kërcënimeve ndaj Kosovës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar në Twitter për situatën në Kosovë, duke theksuar se “të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale”.

“Vendimi për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi, pas konsultimeve me partnerët strategjikë SHBA dhe BE është një akt i mirëpritur durimi dhe pjekurie nga Qeveria e Kosovës. Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj. Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale. Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës”, shkruan Xhaçka në rrjetin social.

Të fundit

“Fundi është afër”/ Kabuli qyteti i parë i madh që do të mbetet pa ujë deri më 2030-n

Qyteti me gjashtë milionë banorë mund të mbetet së shpejti pa ujë, për shkak të ndryshimeve klimatike, sanksioneve dhe...

Tetë orë, 250 këngëtarë…: “Veil of the Temple” i Tavener-it

Kush do të kishte guximin të vinte në skenë epikun koral të John Tavener-it? Ne bisedojmë me ekipin që qëndron pas inskenimit që hap...

Vranë Renis Dobrën, lihen në burg Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri

Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarin Renis...

Daily Express: Shqipëria destinacioni më i mirë europian për pushime

Ekspertët e udhëtimeve kanë rekomanduar Shqipërinë si destinacionin më të mirë evropian për pushime në vitin 2025. Blogeri i njohur i udhëtimeve, ka sugjeruar Shqipërinë...

Përfundon restaurimi i Kalasë së Bashtovës me mbështetjen e BE

Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë njoftoi sot përfundimin e punimeve për konservimin dhe restaurimin e Kalasë së Bashtovës, një prej monumenteve historike më...

Lajme të tjera

Web TV