“Devijimi i Alonso-s”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën e sotme është larguar krejtësush fokusi nga merkato verore. Secila media botërore ka shkruar kryesisht për ngjarjet e fundit në vendin e tyre, që lidhen kryesisht me skuadrat vendase apo sportistët.

Më poshtë ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

“La Gazzetta dello Sport” e hap ditën me titullin kryesor kushtuar kuqezinjve, kampionëve të Italisë që nuk i tremben askujt: “Milani sheh një sfidë”. Kampionët e Italisë nuk kanë frikë nga rivalët që po forcohen dhe duan të pranojnë sfidën. Për ta bërë këtë ka mbërritur Charles De Ketelaere, i cili sot kryen ekzaminimet mjekësore dhe firmos kontratën.
Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 02/08/2022

“Atje është De Ketelaere, Milani që feston” është titulli i “Corriere dello Sport”. Pas një negocimi të gjatë dhe rraskapitës, sot më në fund talenti i ri belg do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në mëngjes dhe do të nënshkruajë kontratën që do ta lidh atë me klubin kuqezi.Prima Pagina Corriere dello Sport 02/08/2022

Gazeta madrilene “AS” ka shkruar “Devijimi”. Alonso, piloti i F1, nënshkruan për Aston Martin kur rinovimi për Alpine dukej i mbyllur.
Prima Pagina AS 02/08/2022

“I çmendur për Barçën” është titulli i katalanases “Mundo Deportivo”, me Koundé që tregon në prezantimin e tij përkushtimin e vendosur ndaj suksesit për Blaugranët: Dua të arrij majat.Prima Pagina Mundo Deportivo 02/08/2022

Prestigjozja “Marca” gjithashtu e ka kthyer fokusi tek lëvizja e befasishme e Fernando Alonsos drejt Aston Martin “Devijimi i Alonsos”.
Prima Pagina Marca 02/08/2022

“Jam këtu për Xavin”, këto ishin fjalët e Kounde gjatë prezantimit tek katalanasit, fjalë të cilat janë dhe si titull kryesor i “Sport”.Prima Pagina Sport 02/08/2022

Torinezja “Tuttosport” si zakonisht fokusohet tek klubi i bardhezinjve dhe vendos si titull “Juve, menjëherë një!”. Pogba e mban goditjen në mesfushë në pezullim, kështu që drejtuesit e Juventusit përshpejtojnë për sulmuesin: pista e Moratas bëhet e ndërlikuar, kandidatët e tjerë ngrihen.Prima Pagina Tuttosport 02/08/2022

Lexo edhe :  Lojtari shqiptar që do Milani kushton 41 mln euro! A do e blejë Tare?

“Këtu është Fabregas, CR7 i Seria B” ka shkruar “Quotidiano Sportivo”.  Ish-kampioni i botës zbarkon në Como.Prima Pagina QS Sport 02/08/2022

Të fundit

60 mln euro nga Anglia, Barcelona shet mesfushorin për të shpëtuar merkaton

Fermin Lopez, drejt largimit nga Barcelona. Drejtuesit katalanas duhet të shesin, në mënyrë që të financojnë afrimet si Garcia dhe...

Rama ilustron pamjet: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur

Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksionin pë çlirimin e hapësirave publike. Në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se...

Ministria e Bujqësisë merr vendim për shpendët dhe derrat

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndaluar importin e shpendëve të prekur nga sëmundja e pseudopestit nga shtetet si Bullgaria e Polonia, si...

“Tigrat e Ballukut po vjedhin 94 mijë euro/ditë, SPAK nuk ka guxim ta hetojë”

Partia e Lirisë denoncon dy TEC-et lundruese në Vlorë dhe akuzon SPAK-un se nuk ka guxim të hetojë këtë aferë korruptive që i ka...

U hodh në det nga një shkëmb, i mituri në Vlorë e pëson keq

Një 12-vjeçar është plagosur pasi u hodh në det nga një shkëmb i lartë. I mituri pësoi dëmtime në kokë dhe nga shërbimet e Stacionit...

Lajme të tjera

Web TV