Ndryshimet klimatike, alarmi i ekspertëve: Përgatituni për skenarë katastrofikë për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshimi i klimës mund të kthehet në një katastrofë për mbarë njerëzimin.

Për këtë ne duhet të përgatitemi për skenarët më të këqij si shkatërrimi i popullsisë dhe zhdukja e njeriut.

Parashikimi i frikshëm vjen nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë, të udhëhequr nga Universiteti i Kembrixhit, i cili kreu një studim të botuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave (PNAS).

Çështjet thelbësore

Sipas studimit, përpara skenarëve më të këqij, ne duhet t’i përqendrojmë përpjekjet kërkimore në katër çështje thelbësore: urinë dhe kequshqyerjen, ngjarjet ekstreme të motit, luftërat dhe sëmundjet e transmetuara nga vektorët (si rriqrat dhe mushkonjat). Studiuesit në veçanti i kërkojnë Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) që t’i kushtojë një raport pasojave të tyre ekstreme, për të nxitur komunitetin shkencor dhe për të informuar qytetarët.

Roli i konflikteve dhe krizave financiare

“Ka shumë arsye për të besuar se ndryshimi i klimës mund të bëhet katastrofik, madje edhe në nivele modeste të ngrohjes”, thotë autori i parë i studimit, Luke Kemp nga Universiteti i Kembrixhit.

“Ndryshimet klimatike kanë luajtur një rol në çdo ngjarje të zhdukjes masive. Ka favorizuar rënien e perandorive dhe ka formësuar historinë. Edhe bota moderne duket se është përshtatur me një kamare të veçantë klimatike. Fatkeqësia nuk vjen vetëm për shkak të pasojave të drejtpërdrejta të temperaturave të larta, si ngjarjet ekstreme të motit. Efektet zinxhir si krizat financiare, konfliktet dhe epidemitë e reja mund të shkaktojnë fatkeqësi të tjera dhe të parandalojnë rimëkëmbjen nga fatkeqësitë e mundshme si lufta bërthamore”, shton Kemp, raporton Tg Com.

Nxehtësia ekstreme deri në vitin 2070

Modelet e përdorura nga ekspertët tregojnë se zonat me nxehtësi ekstreme (ato me një temperaturë mesatare vjetore mbi 29 gradë, ku sot jetojnë rreth 30 milionë njerëz midis Saharasë dhe bregut të Gjirit) mund të shtrihen në atë mënyrë që do të prekë deri në dy miliardë njerëz deri në vitin 2070.

Lexo edhe :  Mjekja përshkruan vuajtjet e fëmijëve që po vdesin nga kequshqyerja në Gaza

Efektet katastrofike zinxhir

“Këto temperatura dhe pasojat e tyre sociale dhe politike do të ndikojnë drejtpërdrejt në dy fuqi bërthamore dhe shtatë laboratorë të kontrollit maksimal që strehojnë patogjenët më të rrezikshëm. Ekziston një mundësi e madhe e efekteve katastrofike zinxhir,” thekson një nga autorët e studimit, Chi Xu i Universitetit të Nanjing.

Të fundit

11 gusht 1965 – Trazirat racore në Watts, Los Angeles, 35 të vdekur

Një shpërthim i dhunshëm, një klithmë e dëshpërimit të akumuluar Më 11 gusht 1965, rrugët e lagjes Watts, në jug...

Kurti dhe Gërvalla thonë se Serbia paraqet “kërcënim real” për sigurinë e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, thanë se Serbia vazhdon të paraqesë kërcënim...

Plazhet shqiptare, destinacioni sekret i yjeve ndërkombëtarë këtë verë

Riviera shqiptare po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara të yjeve ndërkombëtarë. Bukuritë natyrore, deti kristal, plazhet e...

Temperatura ekstreme në të gjithë vendin, ja 3 qarqet me rrezikshmëri shumë më të lartë

Situata nga zjarret në vend është në nivel rreziku të lartë në të gjitha qarqet e vendit. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të...

Cila do të jetë marrëveshja Trump-Putin në Alaskë?

Një zgjidhje e konfliktit në Ukrainë duhet të bazohet në vijat ekzistuese të frontit të konfliktit, tha zëvendëspresidenti i SHBA-ve JD Vance. Ai e...

Lajme të tjera

Web TV