Pse u fshinë emrat e poetit dhe shkrimtarit?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mitro Çela

 

-“Armiqtë e popullit” Sejfulla Malshova (Lame Kodra) dhe Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli).-

Kur I kisha dhëmbët me qumësht në fushën e gazetarisë, Dhimitër Pasko ishte “miku” im më I mirë.

Më pëlqenin “proçkat” në historitë e tij. Më tërhiqte stili.

Pas 50 vitesh në shtyp, përsëri më kapi nostalgjia për novelistin e njohur, që si puna ime ishte edhe ekonomist.

Kishte punuar në Bankën Kombëtare të Rumanisë.

Më von në Bankën e Shqipërisë.

Në Bankë ka qënë Sekretar i Përgjithshëm edhe Sejfulla Malshova.

Të dy mjeshtra të penës.

Të dy kanë mbetur emra të mëdhej në letërsi, me pseudonim.

Njeri Mitrush Kuteli.

Tjetri Lame Kodra.

Në biblotekë kam një libër:

Historia e Bankës së Shqipërisë.

Botim lluksoz. Me shumë fakte. Plot histori.

Nisa ta lexoj nga fillimi.

Kur mbylla “kapakun” u habita:

Nuk gjeta as emrin e Dhimitër Paskos e as emrin e Sejfulla Malshovës.

Pyeta ish guvernatorin, Adrian Fullani.

-Nuk di gjë,- më tha.- Edhe unë jam habitur kur nuk gjeta këta dy emra të mëdhej të letërsisë.

Por libri është botuar në kohën kur guvernator ishte Shkëlqim Cani?!

Në vend të takoja ish guvernatorin, u hodha një sy disa dokumentave të arkivit.

Ruana Zot!

Emrat e Dhimitrit dhe Sejfullait ishin fshirë?!

Ishte emri i Enver Hoxhën në dokumenta. Ishte emri i Enverit dhe në librin për bankën.

Normale. Në vitin 1945 Enver Hoxha kishte qënë Sekretar i Përgjithshëm i Bankës.

Çudia është pse në vitet ‘2000 hiqen emrat e poetit dhe novelistit. Mbahet emri i diktatorit?!

Nuk u dorëzova: Ngjeta ngushëllim duke imituar stilin e Mitrush Kutelit.

Do të tregoj një histori të kolme, që vështirë të ngjizesh në epokën kur jetoi Kuteli I Madh, buzë gjolit të Poradecit!

Lexo edhe :  Dekreti i Duçes që bashkoi me Shqipërinë, Kosovën, Dibrën dhe Strugën

Let’s go!

…Ne ishim dhjetë. Të gjithë me lugë në brez. Filipi, Sajmir Kodra, Ismet Drishti etj etj.

-Hani, pini mos kurseni, tha dollibashi.

Paguaj unë, se kam qënë bodigard ministri…që bënte më shumë tendera se sa punëra qeverie…

…dhe ha…ha e ku…ku!

-Pse e mbaja unë në qafë ministrin?

Sepse unë paguaja dreka e darka, kur ministri me familje bënte xhiro nëpr Evropë.

Sidomos në plazhet e Greqisë, Sardenjës dhe Dubrovnikut.

Në tavolinën përballë qëndronte një djalë I ri.

As hante e as pinte:

Vështronte bodigardin tënë!

-Po ky djalka kush është, – pyeta unë.

-Është bodiagardi im, tha ish bodigardi I ministrit!…

-Mos kujto Zoti Mitro, se jeta e ministrave, vlen më shumë se jeta ime!

Ministri im shfrytëzonte pushtetin për t’u dhjamur!

Unë kam rrezikuar jetën për t’u pasuruar!

-Tani rrezikoj paratë për të garantuar jetën…

Mu kujtuan ngjarjet e 14 Shtatorit 1998:

Të parët që ja mbathën ishin bodigardët!

Pas tyre çanë ferrat disa ministra…

Kryeministri Nano doli më I zoti:

Kapërceu kufirin!

Përfundoi në zyrën e ambasadorit amerikan në Shkup?!

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV