Si ndodhi ngjarja në Himarë? Arjan Tase erdhi me skaf për të marrë familjen…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plazhi i Potamit, vetëm 2 km larg nga qendra e Himarës, u shokua sot pasdite nga një ngjarje e rëndë ku humbi jetën një vajzë e mitur.

Helikat e fuqishme të një skafi i morën jetën 7-vjeçares dhe bënë që pushuesit e pranishëm të shihnin llahtar me sy.

Skafi, në formë gomone, dretohej nga Arjan Tase, dikur shef komisariati në policinë e Himarës. Ky i fundit ishte arrestuar dy vite më parë për shpërdorim detyre, pasi kishte lejuar kultivimin e kanabisit në Vlorë.

Sipas policisë në momentin që ka ndodhur ngjarja, drejtuesi i gomones, efektiv i policisë ishte afruar në breg për të marrë familjen e tij dhe për të vijuar rrugën.

Pasi ka ngjitur familjarët e tij mbi skaf, ai ka nisur të lëvizë drejt detit, dhe pikërisht në këtë moment i mori jetën 7-vjeçares. Kjo e fundit, e lindur në Britani, kishte ardhur me familjen me origjinë tropojane për pushime.

Kur ndodhi ngjarja e rëndë, autori nuk ka bërë asnjë tentativë për t’u larguar por ka qëndruar në skaf në pritje të uniformave blu.

Në momentin që sulmohej me fjalë nga pushuesit, me të cilët ai pati edhe një debat, është dëgjuar të thotë: “Nuk doja”.

Nga dëshmitarët mësohet që në vendin ku ka ndodhur ngjarja nuk ka pasur një korridor të përcaktuar për të hyrë apo dalë mjetet lundruese.

Atij i është bërë thirrje që të tregojë kujdes kur lëvizte mjetin pasi kishte fëmijë në breg, ndërsa në video mund të shohim edhe reagime jo pozitive nga drejtuesi i gomones.

Sipas dëshmitarëve, Arjan Tase është konfliktuar me plazhistë të tjerë dhe i ka bërtitur në drejtim të prindërve të viktimës. Pasi e ka goditur nuk ka denjuar të zbresë dhe të shohë fëmijën, por ka qëndruar në gomone së bashku me bashkëshorten e tij.

Të fundit

Dinamo përgatit dy shitje spektakolare: 2 milionë euro në arkat e klubit!

Baton Zabërgja dhe Peter Itodo Mandela do të jenë dy super shitjet e Dinamos këtë verë që pritet të...

Dhimbja në fundshpinë, çfarë e shkakton dhe si ta shmangni?

Edhe pse shumë njerëz zgjedhin ilaçe për të lehtësuar dhimbjen e shpinës, kjo nuk është gjithmonë mënyra më efektive. Në fakt, ndryshimi i disa...

“Berisha është paterica e Ramës, ka hyrë në zgjedhje për hallin e familjes së vet”

Kandidati i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, Ibsen Elezi, ka folur për fushatën elektorale të 11 Majit dhe për zhvillimet politike në vend në kuadër...

Aksident në Elbasan, përplasen dy makina me tre efektivë policie

Një aksident ka ndodhur sot (7 maj) në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Paulesh, ku 3 efektivë policie që udhëtonin së bashku mbetën të...

Bëhuni gati për djalin e Ronaldos! Kombëtarja portugeze e grumbullon zyrtarisht

Cristiano Ronaldo Jr ka marrë ftesën e tij të parë zyrtare për të përfaqësuar kombëtaren e Portugalisë U-15, në kuadër të turneut ndërkombëtar që...

Lajme të tjera

Web TV