Lista Serbe: Duam ta rrëzojmë qeverinë Kurti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lista Serbe, ka bërë të ditur se është duke u angazhuar për rrëzimin nga pushteti të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, kjo parti thotë se Qeveria Kurti po punon kundër interesave të popullit serb.

“Lista Serbe nuk bashkëpunon me Qeverinë e Albin Kurtit, sepse ajo punon kundër interesave të popullit serb dhe se qëllimi ynë politik është të rrëzojmë Albin Kurtin nga pushteti, që është në interes të të gjithëve që duan të jetojnë në paqe në këto zona”, tha Lista Serbe.

Në reagimin e tyre përmendet rasti i 31 korrikut në veriun e Mitrovicës.

“Ministri Sveçla nuk mund të pranojë se serbët në veri janë më të bashkuar se kurrë, nuk mund të pranojë se serbët janë të vendosur të mbijetojnë dhe të qëndrojnë përkundër kërcënimeve të tij, t’i besojnë kryesisë së Listës Serbe”.

Sipas Listës Serbe, Milan Radoiçiq ka qenë në mesin e protestuesve gjatë kohës kur Policia e Kosovës ka vepruar në veri.

Por këtë gjë e kishte mohuar ministri Sveçla.

Sipas tij, Radoiçiq në fillim të korrikut ka inçizuar një video në veri të Kosovës dhe më pas ka dalë nga territori i shtetit.

“Sveçla nuk do të pranojë se është i vetëdijshëm se sa autoritet ka Radoiçiq në mesin e serbëve, gjë që u pa më së miri të dielën kur Radoiçiq iu bashkua atyre në protesta, dhe ishte gjatë gjithë kohës me qytetarët dhe kryesinë e Listës Serbe, në përgjithësi me entuziazmin e të gjithë të pranishmëve që atëherë ndiheshin më të sigurt dhe më të mbrojtur, sepse, si gjithmonë kur ishte vështirë me ta, ai kujdeset për sigurinë dhe sigurinë e çdo burrë dhe çdo familje në veri”, thotë kjo parti.

Lexo edhe :  E diela i jep fund krizës në Kosovë? Partitë politike marrin vendimin

Reagimi vjen pas deklaratave të bëra nga ministri Sveçla në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës.

Sipas Sveçles, Lista Serbe është e “devalvuar politikisht” dhe tha se në ekzekutiv nuk ka as vullnet për të bashkëpunuar me këtë parti, pasi shoti se ajo bashkëpunon me grupe kriminale.

Duhet theksuar se Vetëvendosje nuk ka marrëveshje koalicioni me Listën Serbe.

Sipas Kushtetutës, kjo parti merr pjesë në ekzekutiv, duke udhëhequr me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV