“Pogba 35 ditë jashtë”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë jemi shumë pranë fillimit të sezonit të ri futbollistik dhe skuadrat duken gati pasi kryesisht i kanë transferuar lojtarët që kanë pasur si objektiva. Në faqet e para të mediave sportive e kanë larguar disi fokusin nga merkato verore edhe pse ajo është e hapur dhe për 28 ditë.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

“La Gazzetta dello Sport” në faqen e pare hapet me ardhjen zyrtare të Charles De Ketelaere në Milano dhe ka si titull “Derbi”. Belgu nënshkroi për pesë vite dhe zgjodhi fanellën me numrin 90. Nga ana tjetër do të jetë rival me numrin 90 të Interit dhe bashkëkombasin e vet, Romelu Lukaku.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 03/08/2022

“Alarmi te Juve” është titulli i “Corriere dello Sport”. Mesfushori francez, Paul Pogba, në fakt ka vendosur që të mos operohet në meniskun e tij sepse dëshiron të ruajë pjesëmarrjen në Botëror.

Prima Pagina Corriere dello Sport 03/08/2022

“Tuttosport” ka shkruar gjithashtu për mesfushorin francez “Pogba 35 ditë jashtë, me rrezik”. Ai do të jetë jashtë vetëm për një muaj apo më shumë. Kështu ‘ Oktapodi ‘ do të marrë pjesë në Botërorin e Katarit me Francën. Megjithatë, ekziston rreziku i rikthimit për bianconerët.Prima Pagina Tuttosport 03/08/2022

“Nëntë e jashtëzakonshme” është titulli i madrilenes “AS”. Ancelotti i jep dritën jeshile skuadrës pa nënshkrimin e një qendërsulmuesi pavarësisht largimit të Mayoral. Ai konfirmon Hazard si zëvendësues të Benzemas.Prima Pagina AS 03/08/2022

Katalanasja “Sport” shkruan “Lëvizja e radhës”. Chelsea fillon negociatat për nënshkrimin e De Jong dhe Barça kërkon 80 milionë. Bernardo Silva po pret largimin e holandezit për të shkuar në Camp Nou.Prima Pagina Sport 03/08/2022

Prestigjozja “Marca” fokusohet tek madrilenët duke shkruar “Mbreti i finaleve”. Që nga hapja e epokës së tyre të dytë të artë në 2014, Madridi ka fituar 16 nga 18 ndeshjet vendimtare.Kanë mbetur edhe 7 ditë për Superkupën e Europës.Prima Pagina Marca 03/08/2022

Lexo edhe :  "Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar"

“Operacioni Dalje” është titulli i “Mundo Deportivo”. Barça përshpejton në disa fronte për të përmbushur reduktimin e nevojshëm të skuadrës.Prima Pagina Mundo Deportivo 03/08/2022

Të fundit

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të...

Lewandowski refuzoi një pagë “të çmendur” nga Sauditët, për të qëndruar te Barça!

Agjenti i Lewandowskit zbuloi se sezonin e kaluar, sulmuesi refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite për të qëndruar te Barcelona. Ndërkombëtari polak...

YouTube prezanton rregulla të reja: inteligjenca artificiale do të gjejë moshën tuaj

YouTube, një nga platformat më të njohura online, po prezanton një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si mbron përdoruesit e rinj. Kompania do të...

Gjermanët testojnë teknologjinë që mund të parandalojë mijëra aksidente

Ngarja mbrapsht mbetet një nga rreziqet më të mëdha të aksidenteve rrugore. Sipas Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC), një në katër kontakte me këmbësorët ndodh...

Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI

Igor Babuschkin, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së Elon Musk, xAI, ka njoftuar largimin e tij prej saj përmes një postimi në X. Babuschkin udhëhiqte...

Lajme të tjera

Web TV