“Momenti më i rrezikshëm”/ Stoltenberg: Nëse Putini prek një shtet të NATO-s, atëherë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nuk duhet të lejohet që Rusia ta fitojë luftën që ka nisur kundër Ukrainës. Ai tha se kjo luftë ka krijuar momentin më të rrezikshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Duke folur nga Norvegjia më 4 gusht, Stoltenberg tha se aleancës dhe shteteve anëtare ndoshta do t’iu duhet të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën me armë dhe ndihmë tjetër për një kohë të gjatë, në mënyrë që Rusia të mos ketë sukses në pushtimin e paprovokuar kundër Ukrainës që e nisi më 24 shkurt.

“Është në interesin tonë që ky lloj i politikës së agresionit të mos ketë sukses”, tha Stoltenberg.

“Kjo është situata më e rrezikshme në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ai dhe shtoi se “çfarë po ndodh në Ukrainë është e tmerrshme, por situata do të ishte edhe më e keqe nëse do të kishte një luftë midis Rusisë dhe NATO-s”.

Stoltenberg edhe një herë përsëriti qëndrimi se aleanca është e vendosur që të mbrojë të 30 shtetet anëtare.

“Nëse presidenti [rus, Vladimir] Putin nëse mendon të bëjë diçka të ngjashme ndaj një shteti të NATO-s, siç ka vepruar kundër Gjeorgjisë, Moldavisë apo edhe ndaj Ukrainës, atëherë të gjitha shtetet e NATO-s do të përfshiheshin menjëherë”, tha Stoltenberg.

Lufta në Ukrainë më herët ka shtyrë Finlandën dhe Suedinë të kërkojnë anëtarësim në NATO. Deri më tani, 23 nga 30 shtetet anëtare kanë ratifikuar kërkesën për anëtarësimin e këtyre dy shteteve në aleancë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

“Ky nuk është vetëm një sulm ndaj Ukrainës, një shteti të pavarur dhe demokratik me mbi 40 milionë banorë, por po ashtu është sulm ndaj vlerave tona dhe rregullit botëror që ne duam”, tha shefi i NATO-s.

Lexo edhe :  Natë e përgjakshme mes Iranit dhe Izraelit/ Viktima dhe qindra të plagosur

Pas pushtimi rus të Ukrainës, Finlanda dhe Suedia – dy shtete tradicionalisht neutrale – aplikuan për anëtarësim në NATO.

Përmes një procesi të përshpejtuar, Senati amerikan votoi më 3 gusht në favor të anëtarësimit të këtyre dy shteteve në aleancë. Deri më tani, 23 shtete anëtare kanë ratifikuar kërkesën e këtyre dy shteteve nordike.

Turqia kishte kundërshtuar anëtarësimin e Helsinkit dhe Stokholmit në aleancë, duke thënë se këto dy shtete strehojnë kundërshtarë të Qeverisë turke, që Ankaraja i cilëson si “terroristë”. Por, më pas Turqia u pajtua që të krijohej një komitet i posaçëm dhe zyrtarët e Finlandës, Suedisë dhe Turqisë do të takohen gjatë këtij muaji për të parë nëse këto dy shtete aspiruese kanë plotësuar kushtet e paraqitura nga Ankaraja./REL

Të fundit

Strasburg, Balla flet me vetëbesim: Zgjedhjet qenë të shkëlqyera, Europa i bekoi

Në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, Ministri i Shtetit, Taulant Balla përçoi mesazhin se Shqipëria...

Blerje në TikTok?/ Rreziqet dhe kurthet që fshihen. Ja udhëzimet e përdorimit

Blerjet në TikTok nuk janë më një fenomen i specializuar. Rrjeti social, i lindur për të publikuar video qesharake , ka evoluar. Sot është një platformë e-commerce gjithnjë...

Befasia e futbollit shqiptar! Trajneri i ri merr ofertë nga… Ruanda!

Trajneri i ri, Ditmar Bicaj, raportohet se këtë javë ka marrë një ofertë të befasishme. Me përvojë ende të vakët si trajner i Burrelit,...

Zgjedhjet mbajtën arkën plotë, s’u realizuan investimet!/ Në 5 muaj u shpenzuan 2.6 mld €

Zgjedhjet e 11 majit frenuan investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të këtij viti...

Legjenda Sir Alex Ferguson zbulon blerjen më të dobët në histori

Sir Alex Ferguson pranon se e vlerëson Owen Hargreaves si blerjen e tij më të keqe si trajner i Manchester United. Duke folur në dokumentarin...

Lajme të tjera

Web TV