Presidenti i Barcelonës , Joan Laporta i qëndron lëvizjeve që Blaugranët kanë bërë këtë verë, pavarësisht kritikave nga jashtë klubit që pretendojnë se ata po luajnë kumar në tregun e transferimeve.
Katalanasit janë aktivizuar në afatin kalimtar të verës, edhe përkundër situatës së tyre të trazuar financiare. Por presidenti nuk mendon se ata kanë marrë ndonjë vendim të gabuar.
Ndërsa ishte në Shtetet e Bashkuara, Laporta bëri një vizitë në selinë e New York Times në Manhattan për të diskutuar çështjet aktuale të skuadrës dhe tregun e verës që e ka parë Barcelonën të shpenzojë shumë, pasi duroi një nga sezonet më të këqija në historinë e tyre të fundit.
“Ishte [shitja e 25% të Barca Studios] një vendim që, sinqerisht, nuk doja ta merrja”, tha Laporta për The New York Times.
“Ishte një kërkesë. Unë nuk jam kumarxhi, marr rreziqe të llogaritura.”
Rikthimi i mundshëm i Lionel Messit në Barcelonë
Laporta foli edhe për rikthimin e mundshëm të lojtarit më të madh të klubit, Lionel Messi, duke thënë se rikthimi i argjentinasit është diçka që është ende një mundësi.
“Ndjej se si president kam një borxh moral ndaj tij për t’i dhënë fundin më të mirë të karrierës së tij”, tha Laporta.
Me vështirësitë financiare të klubit të dokumentuara mirë, Barcelona ka ndjerë efektet në performancën e saj në fushë, madje edhe duke rënë në Europa League sezonin e kaluar.
“Në kohën time ne kishim pritshmëri shumë të larta dhe ia dolëm”, tha Laporta.
“Tifozët e Barcelonës në mbarë botën, rreth 400 milionë, kërkojnë një nivel suksesi, fitorja është një motiv universal njerëzor”.