Ethe lufte/ Dhjetëra avionë ngrihen në qiell, kinezët rrethojnë ishullin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tajvani ka ngritur avionët në qiell pas kërcënimeve të vazhdueshme të Kinës gjatë ditëve të fundit.

Avionët tajvanezë u ngritën në qiell pasi në drejtim të ishullit po vinin 49 avionë kinezë, të cilët thuhej se po merrnin pjesë në një stërvitje të madhe që vijon prej ditës së djeshme.

Në një reagim për mediat, autoritetet e Tajvanit theksuan se kinezët kishin kaluar vijën ndarëse mes dy shteteve në ngushticë duke u futur në hapësirën ajrore të ishullit.

Kina po zhvillon një stërvitje të madhe përreth ishullit të Tajvanit këto ditë, si një përgjigje ndaj vizitës së zyrtares së lartë amerikane Nensi Pelosi si edhe ndihmës së madhe që SHBA-të i ofrojnë Tajvanit prej disa dekadash.

Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të veten duke mos pranuar ndarjen e ishullit që prej luftës civile të shtatë dekadave më parë. Partia Komuniste Kineze ka në doktrinën e saj detyrimin që ta bashkojë Kinën deri në fillim të dekadës së ardhshme duke synuar kështu futjen e Tajvanit nën administrimin e tyre.

Të fundit

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë....

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në një nga projektet më ambicioze...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet...

Befasia e madhe nga Juventusi: 70 mln euro për sulmuesin më të kërkuar në Europë

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus. "Corriere dello Sport" raporton se Juventus, brenda pak ditësh do...

Lajme të tjera

Web TV