Peleshi prezanton Shefin e ri të Shtabit të FA, Gjeneral brigade Arben Kingji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjeneral Brigade Arben Kingji ka marrë sot zyrtarisht detyrën si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Shefi i ri i FA u prezantua nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një ceremoni zyrtare, ku morën pjesë gjeneralë, drejtues civilë, ushtarakë, atashe të Mbrojtjes etj.
Në fjalën e tij, Ministri i Mbrojtjes theksoi se gjeneral Kingji vjen në këtë detyrë si një produkt i natyrshëm i karrierës së suksesshme dhe sfiduese të një ushtaraku shqiptar, pas një pune të gjatë 28 vjeçare. Z.Peleshi tha se Gjeneral Kingji e merr detyrën në një kohe kur siguria dhe paqja janë realisht të rrezikuara dhe kërcënuara, për shkak të agresionit rus në Ukrainë.
“Përballja me sfidat që ofron mjedisi i ri isigurisë parashtrojnë domosdoshmërinë për të pasur një Forcë të Armatosur të motivuar, të mirëpajisur dhe mirëtrajnuar, të ndërveprueshme, e cila duhet të jetë e gatshme që të realizojë me sukses misionin e saj kushtetues. Tashmë, Forcat e Armatosura janë duke u pajisur me armatim, teknikë dhe sisteme moderne dhe të ndërveprueshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri foto galeri Angazhimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i qeverisë është vijimi i rritjes së buxhetit të mbrojtjes me synimin përmbushjen e objektivave të NATO-s brenda afateve kohore të përcaktuara, me prioritet Grup Batalionin e Këmbësorisë së Lehtë, rritjen e flotës së helikopterëve, përmirësimin e kapaciteteve të Flotës Detare, si dhe jo më pak nga rëndësia, vijimin e transformimi të sistemit të edukimit ushtarak”, deklaroi gjatë fjalës ministri Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes tha se sa i përket sfidave të brendshme fokusi do të përqendrohet në konsolidimin e kapaciteteve në përgjigje të emergjencave civile, si edhe kapaciteteve të veçanta si ato të cyber, xhenierë dhe EOD. Teksa i uroi suksese në detyrën e re, Gjeneral Kingjit, ministri Peleshi tha se FA do të kenë mbështetjen e përhershme të autoriteteve.
Në fjalën e tij, Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Arben Kingji u zotua se “Forcat e Armatosura do të vazhdojnë të zhvillohen e integrohen, me qëllim kryerjen me profesionalizëm të angazhimeve dhe kontributit për paqen dhe sigurinë, përmes pjesëmarrjes në misione dhe operacione në kuadër të Aleancës, Bashkimit Europian, Kombeve të Bashkuara dhe iniciativave rajonale”.
“Në kuadër të stabilitetit rajonal, FARSH do të jenë promotor i bashkëpunimit sa më konkret me Forcën e Sigurisë së Kosovës, realizimin e stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta, edukim dhe dhënien e ekspertizës më të mirë ushtarake si dhe mbështetës të fortë për pjesëmarrjen në iniciativa rajonale dhe globale në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, theksoi në fjalën e tij, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA.
Gjeneral Kingji u dekretua nga Presidenti i Republikës, pas propozimit të Ministrit të Mbrojtjes dhe Kryeministrit. Më parë ai mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore.

Të fundit

Dhunoi vajzën e mitur duke e goditur me një send të fortë në kokë, arrestohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur. Mikel Ahmeti, sipas denoncimit,...

Parku Fotovoltaik ‘Blue 1′, Rama inspekton punimet! 77 mijë Mwh të injektuara në rrjet

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fier. Ai inspektoi Parkum Fotovoltaik ‘Blue 1, i cili është në funksion të plotë që prej vitit të...

Kthimet e detyruara nga vendet europiane! Shqiptarët me shifra rekord, renditen të dytët

Qytetarët shqiptarë renditen të dytët pas gjeorgjianëve për numrin e lartë të kthimeve vullnetare apo të detyruara nga një vend europian në një vend...

Meta postim nga qelia dhe me ‘shpresë’ te rinia: Ju do sillni fitoren dhe ndryshimin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot nga qelia e Burgut 313-të në Tiranë për takimin e zhvilluar nga strukturat e...

“Doja të lija muzikën,nuk shihja zgjidhje”Bardhi rrëfen si i ndryshoi jeta pasi u bë baba

  I ftuar në  “A je bre normal?” nga Meriton Mjekiqi, ishte Bardhi, që tregoi të pathëna që nga jeta e tij e re si...

Lajme të tjera

Web TV