Si merret patenta për mjetet lundruese në Shqipëri? Ja çfarë duhet të dini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qytetar mund të drejtojë një mjet lundrues vetëm pas 7 ditëve kurs. Nëse merr këtë patentë për kaq ditë, atëherë ke të drejtë të lundrosh deri në 1.2 milje nga bregu ose rreth 2 km. Lejet janë të ndara në disa kategori dhe për marrë një patentë që mund të lundrosh deri në ujërat kufitare, mjaftojnë vetëm 18 ditë.

Kujtojmë që për të marrë një leje drejtimi për automjet duhen minimum 2 muaj.

Sipas të dhënave rezulton se në Shqipëri deri më tani janë dhënë gjithsej 5 mijë leje drejtimi për mjetet ndërsa janë të regjistruara gjithsej 6300 mjete lundruese përfshirë edhe motorët e vegjël sportiv.

Në bazë të ligjit këto mjetet kanë detyrimin që të bëjnë kolaudim 1 herë në vit në drejtorinë e përgjithshme detare ku bëhet edhe regjistrimi i tyre.

Vdekja e fëmijës në Potam, nxori në pah dhe mungesën e ligjeve. Në 2020 u muitatua ligji “Për aktivitetet e turizmit detar” por ai ende dhe sot nuk është plotësuar me akte nënligjore duke mbetur i pazbatuar duke krijuar hendek në funksionimin e këtij sektori.

I vetmi akt nënligjor i cili parashikon regjistër elektronik të mjeteve lundruese dhe njoftimin e kapitenerisë gjatë daljes në det po ashtu mbeti i pazbatuar.

Edhe drejtori i policisë Gledis Nano me anë të një letre zyrtare i ka kërkuar institucioneve dhe ministrive të linjës që të bashkëpunojnë, pasi deri më tani është konstatuar se një gjë e tillë nuk është realizuar.

Nano kritikon institucionet për koordinim sidomos në drejtim të licencimit të aktivisteve detare dhe pajisjen me leje drejtimi për mjetet lundruese./abc

Të fundit

Kryengritja e Nat Turner-it, skllavi afro-amerikan që iu kundërvu të bardhëve

21 gusht 1831 Më 21 gusht 1831, në Southampton County, Virxhinia, shpërtheu një nga kryengritjet më të njohura dhe më...

Horoskopi ditor, 21 Gusht 2025

Dashi  Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni...

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj, Napoli po kërkon të bëjë...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Lajme të tjera

Web TV