Gropa misterioze dhe gjigante që u hap në Kili

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë një gropë gjigante u hap në Kili, pranë qytetit Tierra Amarilla, në rajonin Atacama, në minierën e bakrit Minera Ojos del Salado. Sipas asaj që u raportua nga Shërbimi Kombëtar Kilian i Gjeologjisë dhe Minierave (Sernageomin), është rreth 200 metra e thellë dhe rreth 30 e gjerë.

Hapja e kësaj grope, e cila preku një pronë bujqësore, fatmirësisht nuk shkaktoi dëme në njerëz apo struktura, por padyshim që krijoi shqetësim tek ata që jetojnë në afërsi të minierës. Frika është se një ngjarje e tillë mund të ndikojë në të ardhmen në banesat apo shkollat aty pranë.

Këto gropa mund të formohen për arsye të ndryshme, por zakonisht krijohen nga shembja e tavanit të një sistemi të shpellave nëntokësore. Shpesh kjo ndodh natyrshëm për shkak të shiut acid që gërryen materialin nga çatia e shkëmbit, duke shkaktuar rrëzimin e tavanit. Disa banorë të komunës së Tierra Amarilla dyshojnë se operacionet lokale të minierave mund të kenë luajtur një rol në shembje, por kjo gjë ende nuk është vërtetuar.

Kompania që mban pjesën më të madhe të pronësisë së minierës, Canadian Lundin Mining, zgjodhi mos të komentojë incidentin, madje as nuk dha hipoteza për shkaqet e mundshme, duke u kufizuar në specifikimin se po merreshin masa paraprake dhe se gjithçka është nën kontroll.

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV