“Ne e dimë lëvizjen e radhës”/ Ambasada amerikane paralajmëron Rusinë: Nëse vijon…

Ambasada amerikane në Tiranë: Ne e dimë lëvizjen e radhës së Rusisë! Nëse vijon ankesimin në Ukrainë, SHBA do i përgjigjet me ashpërsi

Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një reagim për luftën në Ukrainë duke theksuar se dihet lëvizja e radhës e Rusisë. Megjithatë paralajmëron se nëse Rusia vijon planet e saj të ankesimit, SHBA dhe aleatët e partnerët do t’i përgjigjen me shpejtësi e ashpërsi.
“Ne e dimë lëvizjen e radhës të Rusisë. Rusia po hedh bazat për të aneksuar territorin ukrainas që po pushton, duke shkelur drejtpërdrejt sovranitetin e Ukrainës.  Nëse Rusia vazhdon me planet e saj të aneksimit, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me shpejtësi dhe ashpërsi në një hap me aleatët dhe partnerët tanë,” nënvizon deklarata e pasuar nga mesazhi me video.