Policia aksion në bregdet, shoqërohen për verefikim rreth 200 mjete lundruese (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas tragjedisë së rëndë ndodhur në Himarë ku humbi jetën tragjikisht 7-vjeçarja, policia kufitare vijon operacionin në të gjithë vijën bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.

Gjatë 4 ditëve të operacionit, janë shoqëruar për verifikim të dokumentacionit rreth 200 mjete lundruese dhe argëtuese, nga të cilat 125 Jet ski dhe 75 gomone e skafe të vegjël.

Në operacion janë përfshirë Policia Kufitare, Delta Forcë, Policia e Rendit, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe Policia Kriminale. Gjithashtu, në operacion janë përfshirë Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar dhe Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Durrës, Fier, Lezhë dhe Shkodër.

Operacioni ka për qëllim kontrollin e të gjitha mjeteve lundruese, verifikimin nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik, për dokumentacionin e mjeteve dhe nëse kanë lidhje me raste të pastrimit të produkteve të veprës penale, si dhe verifikimin nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe nga Interpoli, nëse këto mjete rezultojnë ose jo të vjedhura jashtë vendit.

Mjetet lundruese, të shoqëruara nga shërbimet policore që operojnë nga deti dhe toka, do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë nga të gjitha strukturat përgjegjëse, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët.

Në rastet kur këto mjete janë të rregullta do të lejohen të dalin në det, por me kushte të reja të vendbazimit dhe të respektimit me rigorozitet të distancës nga bovat (perimetri i sigurisë). Mjetet lundruese që shërbejnë për turizëm (anijet e vogla dhe të mëdha) janë verifikuar, kanë rezultuar të rregullta dhe kanë vijuar aktivitetin normalisht.

Përgjatë sezonit veror janë kontrolluar nga Policia Kufitare rreth 900 mjete lundruese, nga të cilat 65 janë ndëshkuar me masë administrative. Nga fillimi i sezonit turistik e deri tani, nga verifikimet e kryera, 25 mjete lundruese, kryesisht Jet ski dhe gomone të vogla, janë bllokuar sepse nuk kanë pasur dokumentacion të rregullt.

Lexo edhe :  Pamje nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi lushnjen

Gjithashtu, po gjatë sezonit, në të gjithë vijën bregdetare, janë zhvilluar 22 operacione policore për lirimin e hapësirave të zëna padrejtësisht nga pronarë lokalesh apo individë të ndryshëm. Si rezultat i këtyre operacioneve, janë sekuestruar 2455 çadra e shezlongë, si dhe janë proceduar penalisht 26 persona.

Policia e Shtetit nuk ka asnjë qëllim të penalizojë apo të bllokojë mjetet lundruese që disponojnë dokumentacion të rregullt dhe zbatojnë me rigorozitet rregullat e daljes në det, por ka për qëllim rritjen e sigurisë së jetës për pushuesit në vijën bregdetare.

Të fundit

Foto/ Punimet për Urën e Kukësit drejt përfundimit

Po shkon drejt përfundimit Ura e Madhe e Kukësit që zëvendëson urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se...

Gatoi ‘hallvën e vdekjes’ për Ilnisën, motra e Erjolës ka dy fjalë për të

Ditën e djeshme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e BBV, ku Erjola pas debateve të shumta me Ilnisën dhe Meritonin, ka...

Modelja i nxjer gjithë të “palarat” Leonardo Di Caprios

Leonardo DiCaprio dihet se e shijon jetën prej beqari edhe pse se ka patur romanca të shumta që nga koha kur u bë një...

Qëlluan me armë të riun dhe e ndoqën për ta vrarë/ Arrestohen autorët në Pogradec

Janë arrestuar autorët e plagosjes me armë zjarri, që ndodhi pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se në pranga ka rënë Denis Meko dhe një...

Lufta në Kosovë, film në Hollywood

Në fokus do të jetë masakra e Reçakut E kaluara e luftës së Kosovës, ka akoma shumë për t’i treguar botës se cilat janë krimet...

Lajme të tjera

Web TV