E kthyen Larisën në ‘Lazarat’, kapet parcela 10 mln € në Greqi/ Mediat: Shqiptarët po…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesëtarë të grupeve kriminale nga Shqipëria kanë transferuar kultivimin e hashashit në malet greke. Kështu shkruajnë mediat greke, duke iu referuar burimeve nga hetimet e deritanishme të autoriteteve.

Kufizimet e qarkullimit dhe mbyllja e kufijve për shkak të koronavirusit – sipas vlerësimeve të Prokurorisë – ishin ato që sollën fillimisht kultivimin mjaft fitimprurës të hashashit në Greqi, në vend të importit të hashashit nga Shqipëria dhe siç rezulton, pavarësisht heqjes së masave , kultivimi vazhdon në malet greke.

Për nevojat e kultivimit nga Shqipëria janë shpërngulur edhe punëtorët që paguhen shumë për të jetuar në mal gjatë sezonit të kultivimit.

Një grup i madh është kapur në Larisa dje në plantacionin e tyre përveç 2193 bimëve, u kapën edhe 22 kilogramë hashash në tufa, pa llogaritur sasinë e korrur në periudhën e mëparshme.

Duke pasur parasysh numrin e bimëve autorët do të kishin korrur rreth 5 ton hashash, me vlerë 10 milionë euro, përmasa që nga njëra anë konfirmon fitimet e mëdha nga tregtia e substancave të varësisë dhe nga ana tjetër lejon edhe pagesat ‘në ar’ të punëtorëve në mal.

Vlen të theksohet se në banesën e një 30-vjeçari të arrestuar, në një fshat të komunës së Kilelerit, u gjetën dhe u konfiskuan tre pasaporta të shtetasve shqiptarë.

Nga gjykimi i rasteve të mëparshme bëhet e ditur se të arrestuarit në Larisa kanë marrë një shpërblim në të holla prej 30 mijë eurosh, ndërsa me të korrat në formë bonusi do të merrnin edhe 10 kilogramë hashash, të cilin do ta dispononin.

Ashtu siç u konfirmua edhe në plantacionin e djeshëm, autorët e organizonin jetesën e tyre, pasi do t’u duhet të qëndrojnë me muaj në mal.

Lexo edhe :  Presidenti Trump: Rusia dhe Ukraina janë shumë afër një marrëveshje paqeje

Kështu ndërtojnë rezervuarë të improvizuar për ujitjen e plantacioneve, blejnë  mallra bujqësore (plehra, ujitje me pika, etj.), si dhe sigurojnë ushqim afatgjatë, ndërsa të veçanta janë masat paraprake, kryesisht me anë të vëzhgimit nga ajri, pasi zonat e të mbjella, për shkak të pozicionit të pakalueshëm, është e pamundur t’i afrohesh në këmbë, pasi rruga më e afërt rurale ose pyjore është me orë të tëra në këmbë.

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV