Ministrja socialiste Edona Bilali është në pritje të ëmbël dhe këtë e ka konfirmuar pak kohë më parë.
Pas angazhimeve në politikë, ministrja ka vendosur të marrë pushimet dhe ndodhet në Velipojë me bashkëshortin.
Nga atje Bilali ka postuar këtë foto ku çifti shfaqet duke shijuar rrezet e diellit të ulur në shezlonge buzë detit, teksa ministrja zbulon dhe gjininë e fëmijës.
“Me djemtë e mi”, ka shkruar Bilali duke zbuluar kështu se është në pritje të një djali.