Dita e parë e sezonit të ri futbollistik na dhuroi disa ndeshje fantastike. Futbolli i klubeve filloi më në fund dhe tashmë do të luhet në një mënyre intensive dhe pa pushime deri në nisjen e “Kupës së Botës Katar 2022”.
Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive për ditën e sotme:
E përditshmja franceze “L’Equipe” e hap ditën me një titull kushtuar parizienëve “Një recital hapës”. Për ndeshjen e tyre të parë të sezonit të Ligue 1 2022-2023, lojtarët e PSG patën një festival të vërtetë në Stade Gabriel Montpied me një fitore të madhe 5-0. Neymar Jr vazhdoi vrullin e tij duke shënuar një gol dhe duke dhënë tre asistime kurse Messi shënoi dy gola dhe dhuroi një assist.
“E ardhmja e garantuar” është titulli i madrilenes “AS”, duke iu referuar talentave që Reali ka në përbërje dhe që padyshim janë yjet e së ardhmes.
Katalanasja “Mundo Deportivo” ka shkruar për merkaton e katalanasve “Marcos Alonso pranon”.
Barça do të paguajë rreth 8 milionë euro për mbrojtësin, nënshkrimi i gjashtë, i cili do të firmosë për 2 vjet dhe me një vit shtesë rinovim si opsion.
“Sfidë e trefishtë” është titulli i prestigjozes spanjolle “Marca”. Benzema mund të mposht Raulin me gola (323) në Helsinki, të barazojë me Genton (23) në tituj dhe të fitojë trofeun e tij të parë si kapiten i Real Madridit.
“La Gazzetta dello Sport” hapet me përballjen mes dy milanezëve dhe shkruan “Milan, je i bukur”. Goleada në testin e miqësores ndaj Vicenzës me rezultat 6-1. De Ketelaere gjithashtu bëri debutimin e tij.
“Inter, çfarë shuplake” ka shkruar “Corriere dello Sport”. Për gjashtë ditë debutimi në Serie A dhe skuadra nuk po funksionon. Interi humb 4-2 kundër Villarrealit me një mbrojtje rrëshqet.
“Tuttosport” hap ditën si zakonisht me një titull kushtuar bardhezinjve “Kostiç, Eintracht hap derën”. Tashmë Eintracht Frankfurt pret ofertën për Kostiç dhe është e gatshme ta lejojë lojtarin të largohet në rast se vjen shifra e duhur.