Situata shqetësuese/ 23 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit dhe aktualisht 4 aktive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër vatra janë aktualisht aktive në vendin tonë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundi janë raportuar 23.

Vatrat aktive janë në bashkinë Klos, në  Durrës, Kurbin dhe Shkodër.

Në Klos, në vendin e quajtur Skarreth Ekonomia pyjore Linos-Guri i Bardhë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu. Gjatë ditës së djeshme është bërë ndërhyrja me forca zjarrfikëse për të kontrolluar dhe izoluar vatrën, ndërsa vijon puna për shuarjen e zjarritNë bashkinë Durrës, në fshatin Shetaj operacioni vijon për shuarjen e flakëve.

Në Kurbin, në fshatin Mal Bardhë, zjarri është me intensitet të ulët në një sipërfaqe me shqopë, shkozë dhe dëllinjë, në zonën e quajtur “Maja e Sukës”, ndërsa vatra po mbahet në monitorim.

Ndërsa në Shkodër, në vendin e quajtur Bjeshka e Bregut, zjarri ka rënë rreth orës 23.00 datë 6.8.2022 dhe deri sot rreth ores 04 të mëngjesit ka qenë shumë problematik, janë rrezikuar banesa verore,  stane, bagëti, bletë etj.

Është ndërhyrë nga banorët e zonës, punonjës të shërbimit pyjor dhe forcat zjarrfikëse. Situata është normalizuar, dhe nuk ka pasur dëme. Operacioni vijon me mbështetjen dhe të 60 efektivëve të FA.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë shuar vatrat në:

në fshatrat, Ndërlysaj dhe Ura e Shtrenjtë, bashkia Shkodër;
në fshatin, Gruemirë ku ka pasur 2 vatra zjarri dhe në fshatrat Dobër dhe Koplik i Sipërm, bashkia Malësi e Madhe;
në fshatin Bushat, bashkia Vau-Dejës;
në fshatin German, bashkia Mat;
në zonën e Krastës dhe fshatin Zezë bashkia Krujë;
në fshatrat Bulshar dhe Valçe, bashkia Mirditë;
në fshatin Cericë dhe në vendin e quajtur “Bigas”, bashkia Skrapar;
në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë;
në fshatin Ndërmjetës, bashkia Vorë;
në zonën e Gosës, bashkia Rrogozhinë;
në fshatin Kastriot, bashkia Dibër.
në fshatin Pogon, bashkia Dropull.

Lexo edhe :  “Mbështetësit e Veliaj para SPAK”, Berisha: Për 25 vite s’kanë punë në shtet

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve për një kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret. Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit. Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër“, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Të fundit

Jul Deda: “BBV është si ushtri, të mbetet në mendje gjithë jetën”!

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë...

Djali i Elon Musk në Zyrën Ovale të Trump, vogëlushi merr vëmendjen në Shtëpinë e Bardhë

Elon Musk, miliarderi i njohur i teknologjisë, së fundmi mori pjesë dje në një takim në Shtëpinë e Bardhë, ku u shoqërua nga djali...

Deputeti i PD bën lëmsh emrat në Kuvend: U vranë Fadil Nasufi dhe Lulzim Basha!

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani tha sot se 2025 ka nisur me një numër të madh vrasjes, duke i renditur një nga një. Por teksa...

Rama në Durrës/ Kryeministri do të vizitojë në paraburgim kryebashkiakun Veliaj

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Durrësit, teksa ABC News mëson se do të mbërrijë në orën 13:00. Rama do të shkojë në paraburgimin...

Alarm i ‘kuq’/ Paralajmërohen stuhi, vendi përgatitet për përmbytje

Autoritetet në Kaliforni kanë lëshuar një paralajmërim për një lumë atmosferik që kërcënon të sjellë reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe përmbytje...

Lajme të tjera

Web TV