Giggs në gjyq për dhunimin e të dashurës/ “Më gjuajti me laptop në kokë dhe më tërhoqi…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ylli i Manchester United, Ryan Giggs ka dalë në gjyq në lidhje me akuzat e ish të dashurës së tij për dhunë të paprecedentë dhe kërcënimeve se do të shpërndante video erotike të saj, nëse nuk i përgjigjej mesazheve të tij.

Në dëshminë e Kate Greville, bie në sy fakti se në një rast, Giggs e ka gjuajtur atë në kokë me një laptop, ndërsa më e rënda është se e ka tërhequr zvarrë nga një dhomë hoteli dhe e ka hedhur në korridor lakuriq në dy raste.

Kate shpërtheu në lot në një intervistë me policinë ku ajo përshkroi dhunën që Ryan Giggs kishte ushtruar ndër vite ndaj saj, zakonisht kur ajo e qortonte pasi kishte konstatuar mesazhe, ku ish-tekniku i Uellsit flirtonte me gra.

Rasti i goditjes në kokë të partneres nga 48-vjeçari ka ndodhur gjatë një grindjeje në rezidencën e tij prej 1.7 paundësh, pasi e kishte kontrolluar dhe abuzuar me të për tre vite

Sot në gjykatë u dëgjua e plotë intervista 105 minutëshe e Greville me detektivët në nëntor 2020 pas sulmit të supozuar, ku ajo përshkroi se si ata filluan të kishin një lidhje pas martesave të tyre të dështuara.

Ajo tha se në fillim ata ishin shumë të lumtur, pasi e shihte Giggs si “shpirti i saj binjak”, por marrëdhënia më vonë do të bëhej ‘toksike’.

“Cikli i abuzimit” të Giggs përfshin një e-mail të titulluar “shantazh” me një video të emëruar “ne kishim bërë” dhe një kërcënim për ta shpërndarë atë.

“Ai nuk do të më linte vetëm, nuk ka pasur kurrë një moment kur ai nuk donte të bënte seks. Në një dhomë hoteli në Londër, më goditi në shpinë aq fort sa që fluturova nga shtrati dhe përfundova në dysheme”.

Lexo edhe :  Nuk ka dyshime, zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

Më pas ajo pretendon se ai e ‘tërhoqi’ atë ndërsa ishte lakuriq në zonën e suitës së dhomës.

“Ai mori çantën time me laptopin tim dhe ma hodhi në kokë”, u tha ajo detektivëve, duke pretenduar se Giggs më pas e nxori atë lakuriq nga dhoma e hotelit, përpara se ta linte të hynte rreth 10 minuta më vonë para se të kryenin sërish marrëdhënies seksuale.

“Nuk e di nëse ai e bëri këtë për të më bërë xheloze. Ai do të më injoronte plotësisht dhe do të fliste mefemra të tjera. Ai flirtonte edhe me mikeshat e mia”.

Ewged

Duke kujtuar një sherr kur ata po qëndronin në një hotel në Abu Dhabi, ajo tha: “E pyeta a po i dërgon mesazh një vajze?”.

Giggs më pas reagoi duke e nxjerrë nga dhoma ndërsa ajo ishte e zhveshur. “Ai u kthye, u ngjit në fytyrën time dhe më tha “si guxon, është vajza ime”. Ne po e mbyllim këtu, more vesh”.

“Ai më kapi nga kyçi i dorës, aq fort, saqë më tërhoqi zvarrë në sallon dhe më tërhoqi zvarrë nga dyshemeja. Ai hodhi të gjitha gjërat e mia në korridor dhe mbylli derën dhe nuk më la të hyja”, rrëfeu ajo.

Të fundit

Temperatura deri në 34 gradë! Qytetet që do të ‘përvëlohen’ këtë fundjavë

Kjo fundjavë do të jetë me mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit. “Pothuajse në të gjithë territorin...

Historia e parfumit, nga aromat primitive të egjiptianëve tek esencat nga francezët

Kur në ndjejmë një aromë parfumi, menjëherë në mënyrë jo koshiente, lidhemi me një copëz të kujtimeve tona. Nuhatja e parfumit provokon ndjenja dhe...

U gjet kutia e zezë, pilotët lëshuan mesazhin “mayday” pak para rrëzimit

Të tjera fakte janë zbuluar në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Indi, ku si pasojë e rënies së një avioni humbën jetën 242...

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë, 5 figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit

Në operacionin “Luani ngrihet”, për të cilin tha se kishte për qëllim të pengonte programin bërthamor të Iranit, raportohet se janë vrarë figura të larta...

A rrezikohet një konflikt bërthamor, pas sulmeve të Izraelit?

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të premten se është “thelbësore” që aleatët, përfshirë SHBA-në, të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në...

Lajme të tjera

Web TV