Humbën jetën në SHBA, Florindi dhe Ornela përcillen nesër në banesën e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çifti i shqiptarëve që humbën jetën në SHBA pak ditë më parë, do të përcillen nesër për në banesën e fundit.

Ceremonia funebre për aktorin Florind Belliu dhe bashkëshorten e tij Ornela Shehini, do të organizohet nga komuniteti shqiptar në New York.

Njoftimi:

Nesër, më 10 Gusht 2022 nga ora 14:00 – 21:00 në adresën e Funeralit: Farenga Brothers Funeral Home 920 Allerton Ave Bronx, NY 10469 (718) 654-0500, komuniteti shqiptar në New York e më gjerë do të përcjellë për në banesën e përjetshme bashkëshortët Ornela Shehi dhe Florind Belliu.

 

 

Bashkëshortët u ndanë nga jeta tragjikisht duke lënë pas 2 fëmijë të mitur, shumë dhimbje, trishtim e lot te familjarët, miqtë e çdo shqiptar që u trondit thellë nga vdekja e tyre.

Largimi për në amshim i dy të rinjve me shumë ëndrra në tokën e premtuar, shkaktoi një tragjedi të vërtetë për rrethanat, pasojat dhe misterin që morën me vete në qiell.

Federata Vatra, Gazeta Dielli e mbarë komuniteti shqiptar në Amerikë shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve e miqve të Ornelës e Florindit.

Shpirti i tyre pushoftë në paqen e përjetshme e Zoti i forcoftë familjen.

Paçin fëmijët me jetë të gjatë. U kujtofshin e mos u harrofshin kurrë përjetë./ Gazeta Dielli

Të fundit

Izraeli vret 93 persona në Gaza, të shtëna drejt diplomatëve në Bregun Perëndimor

Të paktën 93 persona janë vrarë në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës që nga agimi i...

Eurostat: Shqipëria e treta nga fundi për numrin e makinave në raport me popullsinë!

Ndonëse numri i mjeteve po shtohet dhe popullsia është reduktuar, sërish Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin më të ulët të automjeteve në...

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Kretën, rrëshqitje toke dhe dëme në ndërtesa

Një tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter, u regjistrua në orën 6.19 të mëngjesit të sotëm me orën lokale, në zonën detare në...

“Liri për Palestinën”/ Vriten në Uashington, dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite

Dy punonjës të ambasadës izraelite u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Uashington. Konfirmimi vjen nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi...

Mot i paqëndrueshëm/ Sërish reshje shiu në disa zona të vendit!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas SHMU, orët e para...

Lajme të tjera

Web TV