“Kina po përgatit pushtimin e ishullit”/ Ministri i Jashtëm në Tajvan ngre alarmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu, tha të martën se Kina po përdor si pretekst për t’u përgatitur për pushtimin e ishullit stërvitjet ushtarake që nisi në shenjë proteste kundër vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi.

Në një konferencë për shtyp në Taipei, Joseph Wu tha se Tajvani, të cilin Kina e pretendon si territor të saj, nuk do të frikësohej edhe pse gjatë stërvitjeve Kina shkeli vijën mesatare jozyrtare poshtë ngushticës së Tajvanit.

“Kina ka përdorur stërvitjet … për t’u përgatitur për pushtimin e Tajvanit,” tha Wu, duke kërkuar mbështetjen ndërkombëtare për të ruajtur “paqen dhe stabilitetin në të gjithë ngushticën e Tajvanit”, tha ai.
“Po kryen stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë, po lëshon raketa, bën edhe sulme kibernetike me një fushatë dezinformimi dhe shtrëngimi ekonomik, në një përpjekje për të dobësuar moralin publik në Tajvan”, shtoi më tej.
Deklarata e Wu-së vjen pas tensioneve të “rizgjuara” mes Kinës dhe Tjavanit pas vizitës së Pelosit javën e shkuar.
Kina nuk e ka përjashtuar kurrë mundësinë e marrjes me forcë të Tajvanit, dhe të hënën zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin tha se Kina po kryente stërvitje normale ushtarake “në ujërat tona në një mënyrë të hapur, transparente dhe profesionale”, duke shtuar se “Tajvani ishte pjesë e Kinës”.

Të fundit

Bie pretendimi i PD, fletët e votimit në Peqin dalin pa vula

Një nga akuzat e përsëritura më shpesh nga Partia Demokratike ka qenë, vënia në zbatim nga shumica, e fenomenit...

Operacioni “Enigma” në Durrës, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mesazh falënderues për strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit dhe Drejtorinë...

Presidenti i FIFA-s Infantino uron Egnatian për titullin kampion

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për klubin kampion të Shqipërisë, KF Egnatia, pas triumfit të tyre në kampionatin shqiptar....

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, reagojnë autoritetet shëndetësore: Analizat ….

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar lidhur me rastin e helmimit të fëmijëve në një kopsht në qytetin e Gramshit, duke qartësuar...

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet. Kjo është arsyeja kryesore pse...

Lajme të tjera

Web TV