Pilur/ Tapia e fundit në vitin 1932, Lame: Tokat janë të pronarëve, jo të oligarkëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

VIJON ME PILURIN REGJSTRIMI I PRONAVE NE BREGDET

 Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame ishte në Pilur të Himarës, për të vijuar procesin e regjistrimit fillestar të pronave në Bregdet.

Lame: “Përgjithësisht deri tani jemi fokusuar në regjistrimin e pronave në zonën bregdetare, sepse interesi për zhvillim në atë zonë ka qenë më i madh dhe bumi turistik e bënte të domosdoshëm këtë gjë. Regjistrimi në emër të banorëve të këtyre fshatrave mbylli shumë zëra dhe llafe që ishin thënë. Dhe në fakt ka 30 vjet që spekullohet se po na marrin tokat. Vitin e fundit që Kadastra i hyri punës dhe u mor me regjistrimin në fshatrave të Jugut, janë dëgjuar shumë pak llafe, sepse njerëzit panë që realisht u bënë zotër me tapi të tokave të tyre. Në fund doli që pronat u bënë të pronarëve dhe jo të oligarkëve”.

 

Tashmë që ka përfunduar pjesa më e madhe e regjistrimit të fashës Bregdetare, ky proces po zhvendoset në fshatrat e Bregut që gjenden përtej kësaj fashe. Në këtë kategori bën pjesë edhe fshati Pilur, së bashku me tokat bujqësore që i përkasin.

Piluri është një fshat me histori dhe i famshëm për grupin e tij të polifonisë, i dëgjuar në të gjithë botën shqiptare. Këtë vitalitet të tij e shpreh edhe fakti që, fshati jo vetëm që nuk është zbogëluar gjatë periudhës së tranzicionit, por përkundër është zmadhuar duke patur aktualisht rreth 150 shtëpi.

Kjo zonë mbart probelmatika të shumta në aspektin e pronave. Të gjitha shtëpitë rezultojnë të parregjistruara asnjëherë, me përjashtim të vetëm të 8 prej shtëpive të vjetra që kanë tapi të vitit 1932. Që nga ai vit, asnjë pronë nuk ka dokument pronësie. Gjithashtu në fshat janë ndërtuar edhe rreth 20 shtëpi të reja, edhe ato të përfshira në procesin e legalizimit.

Lexo edhe :  Erion Braçe zbulon se do të pranonte postin e ministrit vetëm me kusht që të ketë...

Por problem më i ngatërruar i mbarur nga tranzicioni, është ai i tokës bujqësore dhe i ullishtave. Në fshatin Pilur pjesa dërmuese e familjeve nuk është pajisur me AMTP në vitin 1991, kur u nda toka bujqësore dhe vijonte prej dekadash në këtë situatë. Tejkalimi i këtij ngërçi, mundësohet vetëm përmes zgjidhjes së ofruar me ligjin e ri 20/20, i cili munëson njohjen e pronës së poseduar dhe pajisjen me akte të reja pronësie mbi këtë bazë. Ky proces do të ndiqet për të 400 pasuritë bujqësore që i përkasin këtij fshati. 

 

Takimi u vijua edhe në diskutime të lira me fermerët e fshatit, me qëllim për të shpalosur të gjhta tipologjitë e  problematikave të tyre dhe zgjidhjet e ofruara nga Ligji i ri 20/20.

Lame: “Toka me ligjin 7501 siç e dinë të gjithë, ka zona të vendit ku ka funksionuar ligji dhe është ndarë sipas ligjit, kanë marrë tokën sipas ligjit kanë marrë edhe AMTP e famshme. Piluri për fat të keq nuk e ka marrë. Nuk është fshati as i pari as i fundit për këtë situatë. Kemi bredhur ne qindra fshatra të Shqipërisë, por halli i hallit nuk i ngjan. Ka fshatra në Republikë që nuk e kanë marrë AMTP. Kanë shkuar te tokat e gjyshërve. Ka fshatra që e kanë marrë sipas ligjit 7501, por nuk kanë marrë asnjë herë AMTP dhe kam përshtypjen që edhe në Pilur ka familje që nuk e kanë marrë AMTP, që e kanë tokën, por nuk e kanë AMTP, ka situate nga më të ndryshmet. Tani më në fund kemi një ligj që na jep mundësinë të regjistrojmë pronat deri në fund”.

Më pas u vijua me dhënien e dokumentit të pronësisë për një pjesë të shtëpive të fshatit, shumica të ndërtuara që para 150-200 vjetësh.

 

 

Të fundit

Izraeli akuza të forta liderëve perëndimorë/ Jeni në anën e gabuar të historisë!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin kanadez Mark Carney. Në...

Selena jep sinjale paqeje ndaj Hailey-t: Ti vlen shumë më tepër sesa mendon

Selena Gomez duket se po dërgon një mesazh paqeje, mes thashethemeve të vazhdueshme në rrjet për një konflikt të supozuar me Hailey Bieber. Këngëtarja e...

OBSH thirrje Izraelit të ndalë sulmet në Gaza: A mund të keni pak mëshirë?!

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje Izraelit të tregojë “mëshirë” në luftën në Gaza dhe këmbënguli se paqja ishte në...

Studimi tregon se martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

Një studim i ri i publikuar në revistën "Alzheimer’s & Dementia" ka zbuluar se individët e pamartuar përfshirë ata që nuk janë martuar kurrë,...

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Lajme të tjera

Web TV