Aksident në Pogradec, disa të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Zërvaskë në Pogradec.

Nga informacionet paraprake dyshohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Numri i të plagosurve nuk dihet ende, por burime  bëjnë me dije se i dëmtuar ka mbetur edhe një fëmijë.

Në vendngjarje janë dy ambulanca dhe policia.