Ish-kryeministri belg në Tiranë, Veliaj: Ambasador i vyer për integrimin Shqipërisë në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur sot ish-kryeministrin belg aktualisht President i Rajonit të Valonisë, Elio di Rupo.

Ai parë ka drejtuar Bashkinë e Monsit, një prej qyteteve që, ka qenë Kryeqyteti Europian i Kulturës, ndaj Veliaj tha se ky takim, por edhe bashkëpunimi i mëtejshëm i rajoneve, është mjaft i frytshëm për dy vendet tona.

Kryebashkiaku i dhuroi edhe Çelësin e qytetit.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që presim në Bashkinë e Tiranës një mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve, një mik të kryeministrit tonë, por edhe një mik të qytetit tonë, Elio Di Rupo. Sigurisht, ajo që na bashkon është eksperienca si kryetar bashkie dhe unë besoj se kush ka qenë njëherë kryebashkiak ‘ia qan hallin’ kolegut, sepse e kupton sa e madhe është moria e problematikave, si diga e parë e përballjes me qytetarët, aty ku duhet të zgjidhesh pjesën më të madhe të punëve të ditës” u shpreh Veliaj.

Presidenti i Rajonit të Valonisë Elio di Rupo, vuri në dukje transformimin e Tiranës, por dhe të gjithë Shqipërisë, si një meritë edhe për çeljen së fundmi të negociatave të anëtarësimit në BE.

“Ajo që shoh është një transformim rrënjësor, që vihet re edhe nga vullneti i kryebashkiakut për të ecur përpara, ndihma që u jep njerëzve për gjetjen e zgjidhjeve. Mendoj se të gjithë kemi nevojë për gra dhe burra që ecin përpara, që duan të rrisin cilësinë e jetës në komunitet. Sa i përket çështjes së BE-së, mendoj se me punën e Komisionit, me punën që është bërë këtu, Shqipëria ka mundësinë të ecë përpara. Ky çelës është një simbol shumë i rëndësishëm sepse kemi nevojë për një çelës, për të kuptuar se çfarë është jeta. Nevojitet një çelës për të ecur përpara,” tha ndër të tjera Elio di Rupo.

Të fundit

Presidenti i Këshillit Europian uron Ramën: Zgjedhje mbresëlënëse

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, është zyrtari i radhës nga vendet e Bashkimit Europian që uron kryeministrin Edi...

Celibashi: Cenimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” sjell pasoja ligjore!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dalë me një mesazh për anëtarët e grupeve të numërimit dhe të KZAZ-ve, duke u...

“Kemi 36 orë pa ngrënë”/ PD lë pa bukë numëruesit, pas ankesës u dergojnë nga dy byrekë!

Që prej mbrëmjes të së dielës në vendin tonë është duke u vijuar me procesin e numërimit të votimit. Në çdo KZAZ numëruesit e vëzhguesit...

“Mjeshtër” i krimit kibernetik, ekstradohet drejt SHBA-ve i riu nga Kosova

Një shtetas i Kosovës është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara, ku akuzohet për krime kibernetike në dëm të qytetarëve amerikanë, ka njoftuar Departamenti amerikan...

Humbja e thellë e Saliut, pse refuzon të largohet

Spartak Ngjela Abstenime djathtas. Nuk pranojnë Saliun. Po Saliu që tani është mundur me mbi 40 mijë vota, ende do rrijë sot si pushtues i Partisë Demokratike. Sigurisht...

Lajme të tjera

Web TV