Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit, Alabbar do ndërtojë portin e ri të Durrësit

Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” sh.a për ndërtimin e portit të ri të Durrësit.

Në fund të ceremonisë, ku mbajtën fjalën zv/kryeministrja Belinda Balluku, Mohammed Alabbar themelues dhe pronar i EMAAR dhe kryeministri Rama, palët nënshkruan marrëveshjen që do finalizohet me ndërtimin e portit më të madh turistik të Medheut në Durrës