Porti i ri i Durrësit, Rama: Do jetë një investim mbi 2 miliardë dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Menjëherë pas vizitës me Turqinë, Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në nënshkrimin e memorandumit që do t’i hapë rrugën ndërtimit të portit të ri turistik të Durrësit.

Në një konferencë për media nga Kryeministria, ku i pranishëm ishte edhe biznesmeni i njohur Muhammed El Alabbar, Rama tha se ky investim do të kalojë shifrën e 2 miliardë dollarëve.

Kreu i qeverisë tregoi dhe një episod nga takimi i tij me Rexhep Taip Erdogan në Ankara, duke thënë se presidenti turk i kishte kërkuar të qëndronte pak më gjatë, por e kishte refuzuar pasi do të duhej të ishte i pranishëm në eventin e sotëm.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Sot paradite, ishim në Ankara me presidentin Erdogan, patëm një takim shumë vëllazëror si gjithmonë. Dhe ai dëshironte të më mbante pak më shumë, por unë i thashë, kam një arsye shumë të fortë për t’u kthyer që sot në Shqipëri se finalizojmë një punë, nëgociatash, diskutimesh, nganjëherë edhe krisjesh me Mohamed Alabbar. Dhe më në fund jemi gati të nënshkruajmë protokollin e bashkëpunimit që i hap rrugë ndërtimit të portit më të madh turistik të Mesdheut.

Bëhet fjalë për një investitor me një reputacion të padiskutueshëm, dhe një vullnet që buron nga një miqësi mes Princit Mohamed Bin Zayed dhe Shqipërisë dhe shqiptarëve. Praninë e menjëhershme në Kukës për t’i ardhur në ndihmë konkrete vëllezërve dhe motrave tanë që po shpërnguleshin nga Kosova. Mohamed Bin Zayed rikthehet me një shprehje të vullnetit jashtëzakonisht të mirë, duke sjellë këtu investimin që do t’i kalojë 2 miliardë dollarë. Është një investim që vjen si një rrjedhojë e një serie hapash.

Unë kam shifrat e këtij viti që flasin më qartë se çdo fjalim, për vizitorët e huaj, duke përjashtuar ata nga Kosova që tashmë hyjnë të paregjistruar se kemi hapur kufirin. Në qershor kemi patur 604 mijë turistë, përfshirë ata nga Kosova. Sot kemi 807 mijë turistë të huaj, as të Shqipërisë, as të Kosovës. Në korrik kemi pasur 1.1 milionë, sot kemi 1.1 milionë pasaporta të huaja.

Nuk është fjala për baret, teatrot, rezidencat që do të ndërtohen aty. Por me ndërtimin e këtij porti do të rritet vlera e të gjitha hoteleve dhe pronave në Durrës.

Të fundit

Në Iran, sulmi i Izraelit ka shkatërruar çdo besim tek Perëndimi

Hossein Hamdieh Një armëpushim i brishtë i ka dhënë një ndalesë zhurmave tashmë të njohura të shpërthimeve mbi Teheran. Kam...

Përmbytjet në Texas, shkon në 50 numri i viktimave

Të paktën 50 persona humbën jetën pas përmbytjeve të rënda që goditën shtetin jugor amerikan të Texas, konfirmuan autoritetet, me disa fëmijë ende të...

Ilir Alimehmeti: Higjiena me ushqimet, çelësi për të shmangur infeksionet gjatë verës

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin Medicus në News24, ka paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që sjell sezoni i verës, duke theksuar...

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në...

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe ndërmarrjet e fundit që ishin...

Lajme të tjera

Web TV