Operacion kërkim-shpëtimi/ Asnjë shenjë nga emigrantët e zhdukur në jug të Rodosit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërkimet për emigrantët e zhdukur pas fundosjes e anijes që ndodhi gjatë natës në jug të Rodosit deri më tani kanë qenë të pafrytshme.

Një operacion gjigant ka filluar nga autoritetet portuale dhe zyrtarët e Marinës dhe do të vazhdojë edhe në orët në vijim.

Operacioni i kërkim-shpëtimit në jug të Rodosit filloi në orët e para për të shpëtuar rreth 80 persona që ndodheshin në një varkë në ujërat ndërkombëtare dhe brenda zonës greke të përgjegjësisë së kërkim-shpëtimit. Deri më tani janë shpëtuar gjithsej 29 persona, ndërsa sipas dëshmive të të shpëtuarve pjesa tjetër janë të zhdukur.

Shumica e të shpëtuarve janë afganë, ndërsa mes tyre ka irakianë dhe iranianë. Sipas rojes bregdetare, vetëm disa prej tyre kishin veshur jelek shpëtimi.

Më herët, zyrtarë të Rojes Bregdetare, duke folur për kathimerini.gr, raportuan se sipas dëshmive, në skaf ndodheshin nga 60 deri në 80 persona. Sipas informacioneve të para nga Roja Bregdetare, bëhej fjalë për një mjet relativisht të vogël në të cilin nuk mund të hipnin në asnjë rrethanë një numër kaq i madh njerëzish.

Të fundit

Pano Soko jep dorëheqjen nga Nisma Thurje: Prishëm çdo gjë për 1 javë

Pano Soko ka dhënë dorëheqjen nga Nisma Thurje. Me anë të një postimi në Facebook, Soko thekson se "ngjarjet...

Aktivistja Greta Thunberg proteston nga Tirana për Gazën

Aktivistja Greta Thunberg ndodhet në Tiranë ku të mërkurën mori pjesë në një protestë të organizuar për masakrën në Gaza. Bashkë me të edhe aktivistë...

Një 70-vjeçare nga Izraeli tentoi të vriste Netanyahun?

Një grua 70-vjeçare nga Izraeli qendror u arrestua sot nën akuzën e tentativës për të vrarë kryeministrin Benjamin Netanyahu duke prodhuar dhe përdorur një...

Trump nuk ndryshon mendje, SHBA tërhiqet sërish nga UNESCO

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të largohen përsëri nga UNESCO , agjencia arsimore, shkencore dhe kulturore e OKB-së, vetëm dy vjet pas...

Tregu i Zdrales kthehet në kompleks pallatesh, tregtarët: Mos na lini pa punë

Tregtarët e Zdrales në Shkodër protestuan sërish këtë të martë para Bashkisë, pas një shkrese të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë që u kërkon lirimin...

Lajme të tjera

Web TV