“Superfavoritë”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eventi kryesor i futbollit për ditën e sotme është Superkupa e Europës, e cila do të luhet mes Real Madrid( fituesit të Champions) dhe Eintracht Frankfurt( fituesit të Europa League). Favoriti kryesor sigurisht që është Reali, i cili synon të fitojë trofeun numër 98.

 

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të ditës së sotme:

“Super favorite”, me këtë titull hapet gazeta madrilene “AS”. Real Madridi është në kërkim të Superkupës së pestë europiane kundër Eintracht. Ancelotti do të luajë në Helsinki të njëjtët njëmbëdhjetë lojtarë që fituan Ligën e Kampionëve.Prima Pagina AS 10/08/2022

Në Britaninë e Madhe, “Mirror Sport” nxjerr në pah kthesën kundër Arnautovic të Bolonjës, “ A nuk duhet të jeni ju shefi?”. Rikthimi i tifozëve detyron United të braktisë lëvizjen për Arnautovic.Prima Pagina Mirror Sport 10/08/2022

“La Gazzetta dello Sport” hapet me bardhezinjtë: “ Çifti i zonjës ”. Kostic zbarkon sot, Depay një hap larg. Serbi tashmë do të jetë në fushë me Sassuolo.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 10/08/2022

“JO, nga Mou” ka shkruar “Corriere dello Sport”. Takimi Rome-Tottenham do të zhvillohet të enjten, por Mourinho ka folur me Zaniolon dhe dëshirën për ta mbajtur atë në Romë.Prima Pagina Corriere dello Sport 10/08/2022

Katalanasja “Sport” ka shkruar “Operacioni i Regjistrimit”. Barça aktivizon levën e katërt për të gjeneruar “fair-play”. Ata gjithashtu po përshpejtojnë largimet e Umtiti, Braithwaite dhe Memphis.Prima Pagina Sport 10/08/2022

“Të lartësuar” është titulli i prestigjozes “Marca”. Mbretërit e Europës janë në kërkim të të parit nga gjashtë titujt për të cilët do të luftojnë këtë sezon.Prima Pagina Marca 10/08/2022

Edhe “Tuttosport” në kopertinën e gazetës është hapur me Juven: “ Kostiç, fluturo dhe asisto”. Sot serbi vjen në Torino për vizitat dhe nënshkrimin.Prima Pagina Tuttosport 10/08/2022

Në Francë, “L’Equipe” ia kushton kopertinën Serena Williams, tenistes femër më të mire të të gjitha kohërave, e cila do të pensionohet në shtator.Prima Pagina L'Equipe 10/08/2022

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV