Zjarret në Shqipëri, Braçe: Në shtator ligj për ndalimin e zjarrvënies së qëllimshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa javësh tanimë, zjarret vazhdojnë të përpijnë qindra hektarë pyje në Shqipëri, duke rrezikuar edhe zonat e banuara dhe tokat bujqësore. Rritja e temperaturave në muajin gusht po shoqërohet edhe me shtimin e vatrave të zjarrit në sipërfaqet pyjore dhe ato me shkurre të Shqipërisë.

Deputeti Erion Braçe ka reaguar në lidhje me situatën, dhe ka njoftuar se së shpejti do të paraqesë në Kuvend ligj për ndalimin e djegies së tokës përmes zjarrvënies së qëllimshme.

Sipas tij, kjo do të jetë “një përpjekje për të ndalur djegien e këtij vendi!”

Postimi i plotë i Braçes:

SHIHENI;
KESHTU DIGJET TOKA!

Duket si TOKA E ZJARREVE!

TOKA NUK DUHET TE DIGJET ME;
DUHET NDALUAR!

Ne shtator do paraqes ne KUVEND,
LIGJ PER NDALIMIN E DJEGIES SE TOKES PERMES ZJARRVENIES SE QELLIMSHME!

Nje perpjekje qofte edhe kaq,
per te ndalur djegien e ketij vendi!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

 

Të fundit

Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

Një meteorit i njohur si NWA 16788 dhe që është pjesa më e madhe e Marsit e gjetur në...

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, vulos rezultatin e Tiranës: Zgjedhjet nuk përsëriten

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor rrëzon ankimin e Partisë Demokratike për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Tiranës. Argumentet e paraqitura nga përfaqësuesi ligjori i PD, Franci Nuri,...

Kinë-India, ka luftë

Përplasja e herëpashershme me armë mes dy vendeve më të populluara në botë është larg zgjidhjes. Në një anë të kufirit jetojnë mbi një miliard...

Nga Shqipëria në SHBA me karkalec në valixhe! Autoritetet: Na u rrezikua bujqësia!

Autoritetet amerikane hetojnë vazhdimisht për të ashtuquajturin ‘agro-terrorizëm’. Këtë herë, specialistët e aeroportit të Detroitit në SHBA u befasuan nga ajo që zbuluan në...

Berisha: Rama po hakmerret ndaj banorëve në Theth, sepse më 11 Maj ata votuan për PD-në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën për mediat lidhur me prishjen e ndërtesave në Theth, në kuadër të aksionit të...

Lajme të tjera

Web TV