Po eksploronin kanionin në Përmet, mbeten të bllokuar dy turistë francezë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy turisë francezë kanë mbetur të bllokuar në Përmet, në zonën e quajtur “Kanioni i Langaricës”. Ata kanë qenë duke eksploruar me këmbë zonën, por për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumë, nga shiu, kanë hasur vështirësi.

Punonjësit e Policisë, të përkushtuar dhe të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe për t’u ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve.

Gjatë kërkimit për 2 turistët francezë, i është dhënë ndihmë dhe një shtetasi të moshuar, i cili gjithashtu kishte mbetur i bllokuar në këtë zonë.

Punonjësit e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e “Vjosa Explorer”, i kanë nxjerrë 2 turistët dhe shtetasin e moshuar nga terreni i vështirë ku ishin bllokuar dhe më pas u është ofruar kontrolli mjekësor. Aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Të fundit

Pesë vrasje në 48 orë në Kosovë! Shkaqet: nga fajdet te parkimi

Kosova është tronditur nga pesë vrasje në 48 orë, ndërsa vetëm në ditët e para të gushtit janë shënuar...

Gafa e Trump! Kujton se Alaska është tokë ruse

Për Donald Trump, Alaska mund të jetë tokë ruse. Në dy raste gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan u ngatërrua, duke thënë...

Euro bie nën nivelin e 97 lekëve, rekordi i ri negativ

Zhvlerësimi i euros nuk ka të ndalur. Valuta europiane ka shkelur edhe “vijën” e kuqe të 97 lekëve duke u këmbyer për vetëm 96.77...

Coman i bashkohet Ronaldos, Bayern ndjek 3 yje për ta zëvendësuar

Kingsley Coman mund të konsiderohet 100% i shitur në Arabinë Saudite. Ylli francez do të transferohet tek Al Nassr, ku do t'i bashkohet Ronaldos...

Analiza: Serbia, fillimi i fundit apo manovra e radhës?

Në muajin e fundit, në disa qytete të Serbisë, përkrahësit dhe kundërshtarët e pushtetit janë ndarë nga kordone policore, ndërsa përplasjet kanë kaluar nga...

Lajme të tjera

Web TV