Shkelën rregullat e qarkullimit, 75 shoferë ritestohen, vetëm dy kalojnë provimin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 75 shoferë të cilët kanë humbur pikët e patentës për shkak të qarkullimit pa asnjë rregull, vetëm 2 prej tyre ia kanë dalë që të rimarrin sërish provimin, ndërsa pjesa tjetër është rikthyer në autoshkollë.

Vetë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka sqaruar se kjo është një formë riedukimi për ata shkelës të rëndë që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. 73 shoferët do duhet të bëjnë nga e para autoshkollën për t’u përgatitur në provim. Ato kanë të drejtë vetëm 1 herë për t’u futur në provim dhe jo 5 siç mund ta ketë një shofer i ri.

73 shoferët do duhet të bëjnë nga e para autoshkollën për t’u përgatitur në provim. Ato kanë të drejtë vetëm 1 herë për t’u futur në provim dhe jo 5 siç mund ta ketë një shofer i ri.

“Sot në Testin e rimarrjes së Leje Drejtimit pas humbjes së pikëve, teori e praktikë, vetëm dy persona kaluan. Kjo ishte seanca e 4-ët që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë. Kjo, për 2 muajt e parë që ky akt është në fuqi, nga 75 rastet e para të referuara nga Policia e Shtetit!

S’ka shpëtim përveç riedukimit për ata shkelës të rëndë të rregullave të qarkullimit që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë! 73 personave të riregjistruar, do t’u duhet të ndjekin nga e para mësimin në Autoshkollë për t’u ripërgatitur dhe për t’u riparaqitur për testim, çdo herë brenda një afati 30 ditor (me vetëm 1 mundësi prove)!

Konkluzioni: respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës! Këtë kohë, angari e kosto mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon e duke mos rrezikuar veten dhe të tjerët në rrugë! Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe :  Vangjeli: Berisha i trembet vendimit, SPAK e ka betejën kryesore!

Heqja e pikëve të patentës hyri në fuqi një vit më parë me ndryshimet e Kodit Rrugor. Një shofer kur pajiset me patentë ka në dispozicion 20 pikë, të cilat mund t’i zbriten ose rriten në varësi të sjelljes së tij në rrugë.

Të fundit

Ra nga ura në Pieria, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare

Një vajzë 14-vjeçare e cila u plagos rëndë 7 ditë më parë kur ra nga një urë, në rrethana...

“Nuk flet, vetëm leh”/ Historia prekëse nga Tajlanda, gjendet djali që u rrit me qen

Policia tajlandeze gjeti një djalë tetëvjeçar gjatë një bastisjeje, i cili jetonte vetëm në një kasolle të rrethuar nga qen, i paaftë për të...

Përballje e zakonshme mes dy “rivalëve”, formacionet zyrtare të Real Madrid-Dortmund

Real Madrid dhe Borussia Dortmund do të takohen përsëri sonte në mbrëmje ora 22:00, pesëmbëdhjetë muaj pas “Quince” (Champions-i numër 15 i Realit).w   Gjigantët...

Telefoni i Laert Haxhiut i “ha kokën” drejtorit të burgut të Drenovës

Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Drenvovës dhe shefin e policisë së këtij burgu. Shkak për largimin nga...

Dollari, në nivelin më të ulët që nga 2008

Dollari amerikan kanë vijuar tendencën në rënie në raport me lekun, edhe gjatë javës që sapo u mbyll, për shkak të zhvlerësimit përballë euros...

Lajme të tjera

Web TV