Romanca e Gerard Piques me një studente, tradhtonte Shakirën prej disa muajsh

Shakira dhe partneri i saj Gerard Pique i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë.

Në qershor të këtij viti, këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçe, konfirmoi se nuk është më me të dashurin e saj futbollist, 35 vjeç, pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku.

Shkak sipas mediave kolumbiane është bërë tradhtia.

Konkretisht së fundmi, thuhet se futbollisti po përjeton një romancë të re me një studente.

Kjo e fundit është Clara Chia Marti, e cila punon në kompaninë e mbrojtësit të Barcelonës “Kosmos”.

23-vjeçarja dhe Piques janë njohur në kompani dhe prej muajsh takohen fshehurazi me njëri-tjetrin.

“Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë. Ajo është një studente që punon për të edhe në zyrën e tij, duke organizuar evente”, ka thënë burimi për “The Sun”.