“Do të bëjmë dhe një blerje të fundit në merkato”, Inzaghi lumturon tifozët interistë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur ditën e sotme në konferencën për shtyp përpara startit të sezonit të ri me zikaltërit që do të përballen ditën e nesërme me Leccen në transfertë.

Tekniku italian ka theksuar dëshirën e madhe që ka skuadra për të bërë mirë në këtë sezon si dhe ka komentuar situatën lidhur me merkaton.

“Ka dëshirë të madhe për të bërë mirë në këtë sezon të mirë, kemi punuar shumë gjatë fazës përgatitore dhe mendoj se jemi gati për nesër.

Ditën e nesërme do të mungojë vetëm D’Ambrozio i cili nuk ka arritur të rikuperohet në kohë ndërsa të tjerët do të jenë. Brozoviç është stërvitur rregullisht dhe mendoj se do ta startojë sfidën nga fillimi.

Përsa i përket merkatos do të bëjmë dhe një blerje të fundit, sepse duhet zëvendësuar Andrea Ranochia i cili u largua. Më pas ajo do të jetë e mbyllur. Për afrimet e reja si Asllani dhe Belanova mendoj se janë lojtar me shumë kualitet dhe dëshirë.”, u shpreh Inzaghi.

Të fundit

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen...

“Tani jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”: Dita kur filloi Epoka Atomike

16 Korrik 1945 Në orën 05:29 të mëngjesit, më 16 korrik 1945, qielli mbi shkretëtirën Jornada del Muerto në New Mexico u ndriçua nga...

Horoskopi ditor, 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Lajme të tjera

Web TV