Dy anije të tjera me drithëra nisen nga Ukraina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe dy anije të mbushura me drithëra u largohen nga Ukraina më 13 gusht, në bazë të marrëveshjes të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për të rikthyer eksportet e drithërave dhe produkteve bujqësore, tha Ministria turke e Mbrojtjes.

Në 16 ka shkuar numri i përgjithshëm të anijeve që transportojnë drithëra ukrainase. Anija Fulmar S me flamur të Barbados, u largua nga porti ukrainas Chornomorsk dhe po transporton 12.000 ton misër në provincën jugore të Turqisë, Iskenderun, thuhet në deklaratë.

Anija Thoe, nën flamurin e Ishujve Marshall, lundroi nga i njëjti port dhe u nis për në Tekirdag të Turqisë me 3.000 tonë fara luledielli, shkruan Reuters.

Tutje thuhet se një anije tjetër do të niset të shtunën nga Turqia në Ukrainë për të blerë drithëra.

Ministria e infrastrukturës e Ukrainës tha të shtunën se 16 anije që transportonin 450.000 ton produkte bujqësore ishin nisur nga portet detare të Ukrainës që nga fillimi i gushtit, sipas marrëveshjes që siguronte kalim të sigurt për anijet.

Moska dhe Kievi arritën marrëveshje muajin e kaluar për rikthimin e eksporteve. Marrëveshja u arrit nën ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së dhe synon të zhbllokojë tri portet ukrainase, që janë bllokuar qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Marrëveshja kërkon që një ekip ndërkombëtar, i përbërë nga zyrtarë nga Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina të mbikëqyrin inspektimet dhe kalimin e anijeve nëpër Bosfor. Ukraina shpreson të rrisë eksportet e saj detare në mbi 3 milion ton drithë dhe produkte të tjera bujqësore në muajt e ardhshëm./REL

Të fundit

Këto janë përfitimet shëndetësore nga ngrënia e qershive

Qershitë janë një nga frutat më të shëndetshme! Një filxhan, ose rreth 21 qershi, përmban më pak se 100...

Mentor Kikia: “Opozita tregon hajdutin, por duhet të shohë nga vetja”

Në studion e News24 ishte i ftuar gazetari dhe analisti Mentor Kika i cili ka diskutuar edhe për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit....

Kushtetuesja zbardh vendimin për Elton Qynon: Materialet u sekuestruan pa asnjë indicie

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e 22 prillit 2025 për rastin e gazetarit Elton Qyno, të cilit i dha të drejtë me një vendim...

Indi, autorja Banu Mushtaq fiton Çmimin Ndërkombëtar Booker për letërsi

Autorja indiane Banu Mushtaq dhe përkthyesja Deepa Bhasthi fituan Çmimin Ndërkombëtar Booker për letërsi për Heart Lamp, një përmbledhje me 12 tregime të shkurtra...

A keni ankth? Përdoreni atë për të mësuar të jetoni më mirë!

Kur jemi në ankth, nuk mund ta shijojmë momentin. Mendimet negative, frika se nuk do t’ia dalim, mungesa e energjisë dhe ndryshimet në humor...

Lajme të tjera

Web TV