Fluksi në pikat e kalimit kufitar, Policia: Në 24 orë reth 90 mijë shtetas hynë në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sezoni turistik ka sjellë një fluks të lartë mjetesh e qytetarësh duke detyruar Policinë e Shtetit të shtojë masat dhe kontrollet.

Me qindra emigrantë që udhëtuan nga Greqia për në Shqipëri kanë mbetur të bllokuar për disa orë në doganën e Kakavijës. Radhët e gjata u shënuan në tokën greke, për shkak të fluksit të lartë të udhëtareve dhe mungesës së shërbimit të sporteleve nga ana greke.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë rreth 90 000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 23 400 automjete.

POSTIMI I POLICISË SË SHTETIT

“Në Kakavije dhe në Kapshticë vijon fluksi në hyrje. Deri tani kanë hyrë mbi 23 000 shtetas dhe 7 000 automjete. Nga Policia Kufitare janë marrë masa për shtimin e sporteleve dhe krijimin e lehtësirave ligjore, me qëllim eleminimin e radhëve të gjata. Po në këtë kuadër, drejtuesit e Policisë Kufitare kanë marrë kontakt me homologët e tyre në doganën greke, për të shtuar sportelet, me qëllim që lëvizja të jetë e njëtrajtshme. Policia greke ka shtuar sportelet dhe aktualisht po punohet me sportele të shtuara, në të dyja pikat e kalimit kufitar, shqiptare dhe atë greke, në Kakavije dhe në Kapshticë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV