Presidenti Bajram Begaj viziton të hënën Kosovën, zbardhet agjenda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti, Bajram Begaj, do të vizitojë Kosovën të hënën me 15 gusht, e para vizitë e tij jashtë vendit që prej kur mori detyrën në 24 korrik. Lajmi u bë me dije ditën e djeshme nga zyra e shtypit të Kuvendit të Kosovës.

Sakaq, sot është zbardhur axhenda e vizitës së Presidentit.

Begaj mbërrin të hënën në Kosovë me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, e cila në orën 10:00, do ta presë presidentin me ceremonitë më të larta shtetërore, në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.

Sipas njoftimit, mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës në orën 09:15.

“Pas ceremonisë së pritjes, presidentja Osmani Sadriu zhvillon takim me presidentin e Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media”, thuhet në njoftim.

Ish-gjeneralmajori ishte propozim i Partisë Socialiste dhe mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

 

 

Të fundit

Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave,...

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më...

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga...

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë. Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë,...

“Kam një letër për gruan tuaj”, Zelensky befason Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë konferencës me gazetarët ka falenderuar Trump për mundësinë e armatimeve që Ukraina po vazhdon të blejë përmes një...

Lajme të tjera

Web TV