Prishtina merr vendimin e ri, ndalon përdorimin e biçikletave elektrike nëpër sheshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komuna e Prishtinës ka ndaluar përdorimin e biçikletave elektrike nëpër sheshet dhe hapërsirat publike të kryeqytetit.

Në pikën një të urdhëresës së publikuar në Facebook nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thuhet se “Ndalohet qarkullimi i trotinetëve elektrik, biçikletave elektrike dhe motoçikletave apo mopedëve elektrik”.

Në postimin e tij në Facebook thuhet se ndalimi bëhet në hapësirat ku ka frekuencë të lartë të këmbësorëve.

Në njoftimin e kryetarit të Prishtinës thuhet se vendimi hyn në fuqi nga e hëna e 15 gushtit.

“Kjo urdhëresë do të hyjë në fuqi prej të hënës, më 15 gusht 2022, deri në votimin dhe publikimin e rregullores në të cilën jemi duke punuar për të siguruar mbarëvajtjen e qarkullimit të këtyre mjeteve sa i përket sigurisë së qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar ai.

Shtrenjtimi i naftës dhe benzinës thuhet se i ka detyruar shumë qytetarë në Prishtinë që të kërkojnë alternativa si skuterat e biçikletat.

Të fundit

PD denoncon Kadastrën: Ka rritur tarifat për shërbimet me 70-80% ndaj qytetarëve

Përmes një deklarate për shtyp, Partia Demokratike denoncon abuzimet që sipas saj po bën Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Deputeti i zgjedhur i...

“Përvëlim në vjeshtë”/ Një Shtator me temperatura jashtë normales

Grafikët e Meteo që paraqesin devijimet e temperaturës mesatare për shtatorin – Vlerat më të larta në Evropë shënohen në Francë dhe në Ballkan,...

Fabrikat e armëve trefishohen, Europa armatoset deri në ‘dhëmbë’

Fabrikat e armëve në Europë po trefishohen duke mbuluar mbi 7 milionë metra katrorë të zhvillimit të ri industrial. Ky hov përfaqëson një shkallë...

The Times: Rusia synon zhdukjen e Ukrainës, shkëmbimi i territoreve nuk e ndal luftën

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022, ka pasur dy fraza që kanë qenë shtyllat kryesore të fjalimeve të përditshme të...

Zjarret në Gramsh, policia: Flakët i ndezi 80-vjeçari që vdiq në kopshtin e banesës

Policia e Elbasanit ka njoftuar zyrtarisht se zjarri i përmasave të mëdha në fshatrat e Gramshit është shkaktuar nga një 80-vjeçar, i cili fatkeqësisht...

Lajme të tjera

Web TV