Mungonin vetëm grushtet! Trajnerët përplasen fizikisht pas ndeshjes së Premier League

Përfundimi i ndeshjes së Chelsea dhe Tottenham Hotspur shkaktoi përplasjen e dy trajnerëve Thomas Tuchel dhe Antonio Conte. Ndeshja u mbyll pasi Harry Kane shënoi me kokë në golin e fundit që solli edhe barazim të rezultatit 2-2.

Kur ra bilbili që tregon fundin e lojës, dy trajnerët po shtrëngonin duart. Kjo zgjati vetëm pak sekonda pasi refuzuan të lëshonin duart e njëri-tjetrit dhe gati u konfliktuan fizikisht. I gjithë stafi nxitoi të ndërhynte me shpejtësi që të mos shkaktohej kaos.

Sipas gazetarit të Sky Sports, Ben Grounds, Conte po i thoshte Tuchel “Çfarë do?” në mënyrë të përsëritur. Nuk dihet ende arsyeja përse ndodhi e gjithë kjo situatë, por u morën masa dhe të dy drejtuesve iu dha një karton i kuq.