Igli Tare ‘qetëson’ marëdhëniet me trajnerin: Për merkaton jam konsultuar me Sarri-n

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Luis Alberto larg Lazios? Jo, është kapitulli i mbyllur”. Igli Tare foli për “Sky Sport” pas ndeshjes kundër Bologna, që hapi kampionatin për bardhekaltrit.

Drejtori sportiv nuk ka dyshime për të ardhmen e “magjistarit” spanjoll: “Ai nuk do të lëvizë më nga këtu, as në fund të merkatos. Luis do të luajë me Lazion këtë sezon.

Filozofia e merkatos? Ne kemi ndarë gjithçka që kemi bërë këtë sezon me trajnerin Sarri. Në këtë moment trajneri ka disa zgjedhje dhe jemi të kënaqur. Edhe vetë Sarri është i kënaqur me tregun e transferimeve.

Jemi konkurrues dhe e kemi ulur moshën mesatare të skuadrës me tri vite. Kemi një audiencë të madhe, nuk mund të kishim nisur më mirë se kaq. Kjo Lazio ka lindur vitin e kaluar, kur filluam një projekt të ri.

Këtë vit e përfunduam dhe shkuam më tej, sepse kanë ardhur tetë përforcime të reja. Në fakt priteshin gjashtë. Në një vit kemi ndryshuar 14 lojtarë, që do ta ndihmojnë Sarrin. Vendi i katërt si objektiv? Shoh një ekip të uritur dhe me shumë entuziazëm.

Kur pata këto ndjesi, lindën sezone të rëndësishme. Nuk duhet të shikojmë të tjerët, por vetëm veten dhe qëllimet tona. Kam besim se do të jetë një sezon I madh, me Lazion si protagoniste”.

Të fundit

Zelensky: Rusia po e ndërlikon përfundimin e luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se refuzimi i vazhdueshëm i Rusisë për të pranuar një armëpushim po e...

“Dead Ringers”, një udhëtim i errët në labirintin e ndërgjegjes

Nga Leonard Veizi Një klinikë sterile, një sekret i errët. Në Toronto-n e ftohtë dhe të përmbajtur, pas mureve sterile të një klinike moderne fertiliteti, dy...

Zgjerohet sipërfaqja e zjarreve në Parkun e Gërmenjit, në terren 65 forca

Situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit paraqitet disi më e qetë dhe nuk ka shumë vatra të reja të zjarrit, por sipërfaqja...

Aksident në autostradën Levan–Vlorë, përplasen disa automjete

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Në aksident janë përfshirë disa automjete, duke...

Tragjedia e Piter Fekter, një vdekje që tronditi Berlinin

Nga Leonard Veizi Muri i Berlinit ishte një plagë e hapur në zemër të Evropës, një ndarje e përgjakur mes dy botëve, ku betoni dhe...

Lajme të tjera

Web TV